Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në “Politiko” komentoi zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tregoi se cila ishte trajektorja e tyre politike.
Kurti tha se është e vështirë për të ta shihte tani një koalicion bashkëqeverisës me partitë tjera. Ai tha se synimi i tyre është që kësaj radhe të mund të kenë më shumë se 48 deputetë në mënyrë që ta bëjnë vet qeverinë, pa parti të tjera.
Kurti tha se në kohën kur kishim nevojë për koalicion, nuk ishte e mundur të bëhej, prandaj synojnë një qeverisje pa koalcion.
“Është shumë vështirë që ta parashoh tani. Ne synojmë që të kemi më shumë se 48 deputetë sigurisht, dhe synojmë që të qeverisim pa pasur nevojë për koalcion. Meqenëse u pa se kur kishim nevojë për koalicion, nuk e bëmë dot. Për mua përfundimisht ka ndodhur një osmozë intensive, midis PDK-së dhe LDK-së, saqë LDK-ja thoshte qeveritë e unitetit dhe me PDK-në brenda, kurrsesi nuk mund ta imagjinonte veten me Vetëvendosjen e pa PDK-në. E në këto rrethana, nëse nuk ndryshon qëndrimi i tyre, unë nuk e shoh se si mund të bashkëpunojmë me ta. Prandaj, na duhet një fitore e madhe kësaj radhe, më e madhe se herën e kaluar”, shtoi tutje Kurti.
Burimi: botasot.info


