kurti shkelja e hapesires ajrore te estonise nga rusia shume shqetesuese 68ce5a202d1f1

Kurti: Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, shumë shqetësuese

September 20, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar të “shumë shqetësues” lajmin për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia.

Kurti theksoi se Kosova qëndron në solidaritet me Estoninë gjatë kësaj situate.

“Lajmi i sotëm për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia është shumë shqetësues. Kosova solidarizohet me Estoninë gjatë kësaj kohe”, shkroi Kurti në X.

Estonia akuzoi Rusinë për shkeljen e hapësirës së saj ajrore pas hyrjes pa leje të tre avionëve luftarakë MiG-31 në qiellin e vendit baltik.

Ministria e Jashtme e Estonisë njoftoi se incidenti ndodhi në zonën e Ishullit Vaindloo të premten në mëngjes, me avionët që qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për gati 12 minuta, raportoi agjencia kombëtare e lajmeve ERR.

Sipas zyrtarëve, avionët nuk kishin plane fluturimi, pajisjet identifikuese ishin të fikura dhe nuk kryen radiokomunikim me shërbimet e trafikut ajror estonez gjatë shkeljes.

Autoritetet estoneze e dënuan ashpër incidentin, duke e cilësuar atë si një shkelje “të paparë brutale” të sovranitetit të vendit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ish sulmuesi i milanit mbron gimenez 68ce5a143660b
Lajmi i mëparshëm

Ish-sulmuesi i Milanit mbron Gimenez

mot i kthjellet me temperatura deri ne 34 grade parashikimi i motit per kete te shtune 68ce5ac39fe87
Lajmi i radhës

Mot i kthjellët me temperatura deri në 34 gradë, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë