kurti reagon pas suksesit historik te kosoves po luajme futbollin me te bukur ndonjehere 691d74270bcf8

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës: Po luajmë futbollin më të bukur ndonjëherë

November 19, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1–1 ndaj Zvicrës në ndeshjen vendimtare të Grupit B, rezultat që i siguroi Kombëtares së Kosovës kualifikimin historik në fazën e playoff-it drejt Kupës së Botës 2026.

Kurti u shpreh se ekipi doli nga stadiumi “me bindjen se do të duhej të kishim fituar”, duke theksuar se barazimi kundër një rivali si Zvicra është rezultat tepër pozitiv dhe tregues i rritjes së madhe të futbollit të Kosovës.

“Rezultat pozitiv ndaj Zvicrës dhe arritje e jashtëzakonshme: kualifikimi për në fazën tjetër drejt Kupës së Botës 2026. Po luajmë futbollin më të bukur ndonjëherë, me disiplinë ndaj taktikave dhe planit të lojës, dhe pasion për stemën dhe vendin. Mezi i presim ndeshjet e radhës,”, ka shkruar ai.

Kosova e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë me 11 pikë, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në playoff-in e kualifikimeve për Botërorin, një moment historik për futbollin e vendit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje nate qe i preu zemren granit xhakes nga heroi i prishtines te vershellimat e pastaj te ovacionet qe te ngrijne trupin 691d1fe3844ee
Lajmi i mëparshëm

Një natë që i preu zemrën Granit Xhakës: Nga heroi i Prishtinës te vërshëllimat – e pastaj te ovacionet që të ngrijnë trupin

reshje te dendura shiu dhe debore ne verilindje si parashikohet moti per sot 691d74c63d0da
Lajmi i radhës

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

Të fundit nga

ShkoLartë