kurti premton transformim te plote te kodres se trimave me cekun kryetar 690a96904855e

Kurti premton transformim të plotë të Kodrës së Trimave me Çekun kryetar

November 5, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti ka premtuar investime të mëdha në Kodrën e Trimave, duke theksuar se lagjja ka pasur gjithmonë vullnet, por i ka munguar drejtësia urbane dhe planifikimi komunal.

Ai tha se me Hajrulla Çekun si kryetar, lagjja do të shndërrohet në model zhvillimi përmes ndërtimit të lartë, çerdheve të reja, zgjidhjes së pronave, furnizimit të qëndrueshëm me ujë, infrastrukturës moderne dhe hapësirave gjelbëruese.

Postimi i plotë:

Në Kodrën e Trimave nuk ka munguar asnjëherë vullneti i banorëve; ka munguar drejtësia urbane, planifikimi komunal që respekton pronën, njeriun dhe dinjitetin, investimet kapitale të merituara për një lagje që ka kontribuar shumë më shumë sesa që ka marrë.

Me Hajrulla Çekun kryetar, Kodra e Trimave do të jetë krenari për të kaluarën dhe model për të ardhmen sepse do të sigurojmë:

🔹Transformim të tërësishëm të lagjes përmes ndërtimit të lartë;

🔹Çerdhe të reja publike;

🔹Zgjidhje të plotë, të drejtë dhe transparente të çështjes së pronave;

🔹Zgjidhje përfundimtare për furnizimin e pandërprerë me ujë të pijes;

🔹Rrugë të sigurta me ndriçim publik, trotuare të reja, kufizim shpejtësie dhe kalime për këmbësorë;

🔹Parqe, kënde lojërash dhe hapësira gjelbëruese;

🔹Menaxhimi efikas i mbeturinave dhe mirëmbajtje e pastërtisë;

🔹Rehabilitim të sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi ne bosnje dyshohet se nente persona vdiqen nga zjarri ne nje shtepi pensionistesh 690a8fb581d54
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në Bosnjë: Dyshohet se nëntë persona vdiqën nga zjarri në një shtëpi pensionistësh

raporti i komisionit evropian per rmv ne selmani ka humbur ritmi i reformave be pret veprim konkret 690aa84f72b0e
Lajmi i radhës

Raporti i Komisionit Evropian për RMV-në, Selmani: Ka humbur ritmi i reformave, BE pret veprim konkret

Të fundit nga

ShkoLartë