kurti po te ishte bashkepunues kryetari i hanit te elezit do kishim me shume projekte mbeshtesim sumen 68d038445a27e

Kurti: Po të ishte bashkëpunues kryetari i Hanit të Elezit, do kishim më shumë projekte – mbështesim Sumën

September 21, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se kanë bërë shumë investime në Komunën e Hanit të Elezit.

Ai duke përmendur investimin në parkun “Isa Berisha”, asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës e kthimin e terminalit doganor në pronësi të shtetit, ka thënë se do të bëheshin edhe shumë punë të tjera sikur kryetari aktual të bashkëpunonte me nivelin qendror.

Prandaj ka thënë se kjo parti mbështet kandidatin e pavarur, Rufki Suma.

“Si qeveri qendrore, gjatë mandatit tonë kemi bërë investime të rëndësishme në Komunën e Hanit të Elezit, përfshirë parkun “Isa Berisha” ku u mblodhëm sot, asfaltimin e rrugëve të ndryshme, ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Imri Curri”, rregullimin e parkut përgjatë lumit Lepenc, investimin në Stadiumin e Qytetit i cili është në ndërtim e sipër e kthimin e terminalit doganor në pronësi të shtetit. Edhe shumë projekte të tjera do të ishin realizuar poqese do të kishte bashkëpunim të mirë me qeverinë tonë nga ana e kryetarit aktual të komunës.

Prandaj, si Lëvizje VETËVENDOSJE!, më 12 tetor në Han të Elezit e mbështesim kandidatin e pavarur për kryetar, Rufki Suma, dhe listën e 17 kandidatëve për anëtarë të Kuvendit Komunal, shumica gra, me bartëse të listës Medina Imishti. Bashkë për më shumë çerdhe publike, banim të përballueshëm e social dhe furnizim me ujë të pijshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fitoi penalltine ndaj flamurtarit irgi kasalla ne superiore jap me shume se ne kategorine e pare 68d0383910b65
Lajmi i mëparshëm

Fitoi penalltinë ndaj Flamurtarit, Irgi Kasalla: Në Superiore jap më shumë se në Kategorinë e Parë

diella pjese e kabinetit analiza e washinton post a do kerkoje rama zbatimin e nenit 5 te nato s nese nje sulm kibernetik e vret 68d038e30ab4d
Lajmi i radhës

Diella pjesë e kabinetit, analiza e “Washinton Post”: A do kërkojë Rama zbatimin e Nenit 5 të NATO-s nëse një sulm kibernetik e “vret”?

Të fundit nga

ShkoLartë