kurti percjell ambasadorin finlandez miqesia kosove finlande eshte e forte 68a4d2e3f0863

Kurti përcjell ambasadorin finlandez: Miqësia Kosovë–Finlandë është e fortë

August 19, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen lamtumirëse për Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, e cila u mbajt në rezidencën e këtij të fundit.

Në adresimin e tij, kryeministri në detyrë tha se janë mbledhur për të festuar miqësinë e fortë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës dhe shërbimin e jashtëzakonshëm të ambasadorit Nissinen. Ai theksoi se Kosova dhe Finlanda kanë shumë ngjashmëri.

“Ndër të tjerash, të dy kufizohen me një fqinj më të madh që historikisht është treguar agresiv, një realitet që na ka kërkuar të qëndrojmë vazhdimisht vigjilentë. Po përtej realiteteve gjeopolitike, shumica e gjërave që ndajmë si dy vende, janë pozitive dhe janë të rrënjosura thellë në optimizmin e popujve tanë“, u shpreh më tej Kurti.

Ai foli edhe për kontributin dhe angazhimin e ambasadorit Nissinen gjatë shërbimit të tij në Kosovë. 

“Gjatë tre viteve të fundit, ambasadori Nissinen ka mishëruar vlerat e partneritetit (ndërmjet dy vendeve tona), duke ndihmuar në fuqizimin e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe duke mbështetur aplikimin tonë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Gjatë mandatit të tij si ambasador, u themeluar Oda Ekonomike Finlandë-Kosovë. Finlanda gjithashtu kontribuon në sigurinë tonë, duke qenë pjesë e EULEX-it dhe misionit të KFOR-it, me 59 oficerë që shërbejnë aktualisht në Kosovë”, tha kryeministri në detyrë.

Krahas mirënjohjes, Kurti i uroi suksese ambasadorit dhe prosperitet të mëtutjeshme në karrierën e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

donnarumma te manchester city do te shkoje deri ne telin e fundit 68a4d2d567285
Lajmi i mëparshëm

“Donnarumma te Manchester City do të shkojë deri në telin e fundit”

digjen kater automjete te ushtrise gjermane dyshime per zjarr te qellimshem 68a4d3f4bc35d
Lajmi i radhës

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, dyshime për zjarr të qëllimshëm

Të fundit nga

ShkoLartë