kurti per 100 familje ne skenderaj dimri me i ngrohte e me i lire 688f9eccc8ed2

Kurti: Për 100 familje në Skenderaj dimri më i ngrohtë e më i lirë

August 3, 2025
1 minut lexim

Me 29 korrik ishte prerë shiriti i rinovimit të tri ndërtesave sociale në Skenderaj, aty ku banojnë 100 familje. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që ka shpërndarë njoftimin për këtë ngjarje, që vartësja e tij, e kishte publikuar më 29 të muajit të shkuar, thotë se dimri për këto 100 familje do të jetë më i ngrohtë përveçse më i lirë.

“100 familjet që banojnë në tri ndërtesat me banesa sociale në Skenderaj, vera tashmë është më e freskët, kurse dimri do të jetë më i ngrohtë, përveçse më i lirë”, shkroi kryeministri.

Ndërkohë të martën e javës që shkoi ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli kishte prerë shiritin në rinovimin e këtyre ndërtesave, ku tha se jetojnë familje dëshmorësh e përfitues të ndihmës sociale, dhe 30 nëna vetushqyese.

Jo kishte thënë se këtë dimër të gjitha familjet, banuese në këto tri ndërtesa do ta presin me kushte krejtësisht të reja e të dinjitetshme.

“Mure e çati të izoluara, dritare e dyer të reja, ngrohje të re efiçiente dhe sistem interfonie e mbrojtje kundër zjarrit. Ky ndryshim i prekshëm është bërë i mundur falë investimit prej 692,744 euro, si pjesë e programit për renovimin e 28 ndërtesave sociale në 13 Komuna të Kosovës, me një buxhet total prej mbi 6 milionë euro, të mbështetur nga Qeveria e Kosovës, përkrahur financiarisht nga European Union in Kosovo (90%) dhe me pjesëmarrje komunale (10%), e zbatuar nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё”, kishte shkruar Rizvanolli.

Sipas ministres në detyrë, investimet e tilla sjellin jo vetëm kursim, por jetë më të mirë dhe më të barabartë për të gjithë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kjo marre e madhe ndodhi ne maqedoni kunder shqiptareve ja kush reagon 688f9ec9ad2d1
Lajmi i mëparshëm

Kjo marre e madhe ndodhi në Maqedoni kundër shqiptarëve! Ja kush reagon

vigjilja e jubileut te rinise 1 000 000 te rinj e priten papen si nje yll roku 688f9ff582966
Lajmi i radhës

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1.000.000 të rinj e pritën Papën si një yll roku

Të fundit nga

Parashikimi i motit, 22 shkurt 2026

Ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësira të pakta kalimtare kryesisht në pjesën e parë të ditës në relievet malore në lindje. Era do

​Lindja e presidentit të parë të SHBA-ve

Si sot 294 vjet më parë, më 22 shkurt të vitit 1732 lindi në Westmoreland të shtetit Virginia, George Washingtoni, figura mbizotëruese në historinë e Shteteve të Bashkuara. Mësimet e para i

Pep Guardiola nderon James Milnerin

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar mesfushorin veteran James Milner për arritjen historike. Në konferencën për shtyp, Guardiola tha: “Para se të fillojmë konferencën, më lejoni të them fjalët e
ShkoLartë