kurti njofton per projekte rrugore ne viti perfshire rrugen per stubell 68a09211ea322

Kurti njofton për projekte rrugore në Viti, përfshirë rrugën për Stubëll

August 16, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për realizimin e katër projekteve të rëndësishme rrugore nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) në komunën e Vitisë.

Rruga alternative për Stubëll, nga rruga Anton Çeta deri te rruga Sejdiu, është njëri nga katër projektet që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i ka realizuar ose po i realizon në komunën e Vitisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas Kurtit, projektet e tjera rrugore në komunën e Vitisë përfshijnë Rrugën Viti – Korbliç – Kaçanik, rrugën Mjak dhe Debelldeh dhe  rrugën e Vërnakollës

Vlera e investimit për këtë rrugë është 822,858 euro, ndërsa vlera totale e investimeve në infrastrukturë rrugore në komunën e Vitisë, nga MMPHI, gjatë këtij mandati qeverisës, është mbi 8 milionë euro.

Ai ka vlerësuar se rruga alternative për Stubëll e bën më të lehtë dhe më të sigurt qarkullimin e banorëve të këtij fshati dhe fshatrave përreth, por edhe të vizitorëve të shumtë që vijnë në Stubëll për shkak të vlerës historike e kulturore që ka ky fshat, ku gjendet edhe shkolla e parë shqipe në Kosovë dhe objekte të tjera të trashëgimisë kulturore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

turisti turk gjendet i vdekur ne nje hotel ne shkup 68a0919a0bf20
Lajmi i mëparshëm

Turisti turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

arbenita ismajli tallet me urdher arrestin nderkombetar ja cka publikon 68a0933db172a
Lajmi i radhës

Arbenita Ismajli tallet me urdhër-arrestin ndërkombëtar: Ja çka publikon

Të fundit nga

Simeone gjen sulmuesin

Atletico Madrid dhe Roma po punojnë për të finalizuar një shkëmbim interesant për të dy ekipet brenda merkatos së janarit, sipas asaj që zbulon “SportMediaset”. “Colchoneros” pëlqejnë shumë artem Dovbyk, i cili
ShkoLartë