kurti njofton per arritjen e droneve kamikaze skydagger ne kosove 68e6698082397

Kurti njofton për arritjen e dronëve kamikazë Skydagger në Kosovë

October 8, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se kontejnerë me mijëra dronë kamikazë Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, duke thënë se dhjetëra efektivë të FSK-së janë trajnuar tashmë për përdorimin e tyre.

Ai thotë se kontrata me kompaninë turke Baykar u nënshkrua në dhjetor; dorëzimi ishte planifikuar për janar 2026, por u realizua tre muaj më herët. Dronët, së bashku me TB2 Bayraktar dhe Puma, do të forcojnë kapacitetin goditës të ushtrisë; ato u transportuan me kamionët Rheinmetall 8×8 (15 në total, 10 të blerë, 5 donacion).

Postimi i Albin Kurtit:

Kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger mbërrinë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Dhjetëra ushtarakë të FSK-së tashmë janë trajnuar për përdorimin e tyre.

Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me Kompaninë e mirënjohur turke Baykar, që është kompani amë e prodhuesit Skydager. Dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët.

Këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger të prokuruar nga ne janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut.

Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas TB2 Bayraktar dhe fluturakeve Puma po vazhdojmë të ngrisim dhe shtojmë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore.

Dronët u ngarkuan në kamionët multifunksional Rheinmetall 8×8 që i patëm marrë vitin e kaluar, 15 sosh gjithsej, 10 të blera nga ne dhe 5 donacion.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eros grezda u perplas me te 68e669760f74f
Lajmi i mëparshëm

Eros Grezda u përplas me të

vrasja e gjyqtarit astrit kalaja reagon prokuroria e tiranes procedon penalisht 3 persona per vrasje funksionareve publike 68e66a249dd2f
Lajmi i radhës

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Prokuroria e Tiranës: Procedon penalisht 3 persona për ‘vrasje funksionarëve publikë’

Të fundit nga

ShkoLartë