Kreu i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot në mëngjes ka qëndruar në qytetin e Podujevës, ku ka përcjellë nga afër procesin e korrje-shirjeve në këtë pjesë të vendit.
Gjatë vizitës, Kurti është parë edhe duke hipur në një kombajnë, ndërsa shoqërohej nga ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja.
Vizita vjen në kohën kur fermerët në vend janë angazhuar në procesin e korrjes së drithërave, një nga periudhat më të rëndësishme të vitit për sektorin e bujqësisë.
Kurti nga afër ka parë punën në terren dhe zhvillimin e procesit të korrje-shirjeve në rajonin e Podujevës.
Pamjet nga vizita tregojnë kryeministrin në detyrë pranë fermerëve dhe makinerive bujqësore, ndërsa për pak çaste ai ka provuar edhe qëndrimin në kabinën e kombajnës.
Burimi: botasot.info


