kurti ne skenderaj ka keto fjale per sami lushtakun 68e2ad432aa07

Kurti në Skënderaj, ka këto fjalë për Sami Lushtakun

October 5, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka takuar qytetarët e komunës së Skenderaj.

Kurti, në një postim në facebook është shprehur se në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide, dhe që multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve.

“Në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide. Pabarazitë në Skenderaj, me multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë kontribuesve për çlirim të Kosovës, liri të popullit dhe shtet të pavarur. Funksionet publike janë për shërbim me përkushtim e jo për pasurim me sundim”, ka shkruar Kurti.

Kurti është shprehur se VV-ja ka Hysni Mehanin, aktivist i devotshëm e asamblist tejet aktiv, i dijshëm, modest e trim, që nuk ndan e nuk përçan, por afron e bashkon.

“Ne e kemi Hysni Mehanin, aktivist i devotshëm e asamblist tejet aktiv, i dijshëm, modest e trim, që nuk ndan e nuk përçan, por afron e bashkon. Ai është mundësia e juaj dhe garancia jonë që nevojat e kërkesat e qytetarëve plotësohen kurse vizioni dhe projektet për Skenderaj jetësohen.

Me Hysni Mehanin shërbejmë me pasion, dije e punë. Skenderaj me të në krye pas 12 tetorit me pendën e Kuçicës gjen zgjidhje për problemin me ujë të pijes, ndërtojmë çerdhe të reja për fëmijët, realizojmë ngrohtoren e qytetit, trafikun publik, pishinën gjysmë-olimpike, parqet me lodra për fëmijë, parkun teknologjik inovativ, shteg për ecje e vrapim si dhe zvogëlojmë numrin e drejtorive komunale me qëllim orientimin e buxhetit për më shumë investime kapitale”, ka shkruar Kurti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje autogol mban teuten mes pretendenteve 68e2ad333a061
Lajmi i mëparshëm

Një autogol mban Teutën mes pretendentëve

nuk iu bind policise dhe perplasi 9 makina zbulohet e shkuara e erret e imer krrashit i akuzuar per dhune dhe grabitje 68e2ade44236a
Lajmi i radhës

Nuk iu bind policisë dhe përplasi 9 makina/ Zbulohet e shkuara e errët e Imer Krrashit, i akuzuar për dhunë dhe grabitje

Të fundit nga

ShkoLartë