kurti ne keshillin e internacionales socialiste ne malte flet per demokracine e luften kunder korrupsionit 692b6801659cf

Kurti në Këshillin e Internacionales Socialiste në Maltë, flet për demokracinë e luftën kundër korrupsionit

November 29, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në punimet e Këshillit të Internacionales Socialiste, i cili u mbajt në Maltë, me pjesëmarrjen e liderëve nga mbarë bota.

Punimet nisën me takimin e Presidiumit të Internacionales Socialiste, ku Kurti, së bashku me kryeministra dhe liderë të partive socialdemokrate, socialiste e laburiste, diskutuan mbi sfidat globale që lidhen me paqen, demokracinë, drejtësinë sociale dhe ndryshimet klimatike.

Përveç pjesëmarrjes në Presidium, Kurti mbajti edhe një fjalim para delegacioneve ndërkombëtare, ku theksoi rëndësinë e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë funksionale.

Ai tha se në mandatin e tij lufta kundër korrupsionit ka qenë shtyllë kryesore, duke kontribuar në rritjen ekonomike, ndërsa politikat e rishpërndarjes kanë synuar zhvillim sa më gjithëpërfshirës.

Në këtë forum morën pjesë kryeministra dhe përfaqësues të lartë nga vende të ndryshme, përfshirë nikoqirin, Kryeministrin e Maltës Robert Abela, si dhe Kryeministrin e Spanjës dhe Kryetarin e Internacionales Socialiste, Pedro Sánchez.

Diskutimet u fokusuan në zhvillimet globale, sfidat në rajonin e Mesdheut dhe rolin e Internacionales Socialiste në promovimin e stabilitetit dhe paqes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spiropali festat kombetare u kremtuan me emocion kudo ne bote 692b67952ffe8
Lajmi i mëparshëm

Spiropali: Festat Kombëtare u kremtuan me emocion kudo në botë

neser bllokohet aksi kakavije janine per disa ore pala greke apel qytetareve te shmangin udhetimet 692b68aa222c5
Lajmi i radhës

Nesër bllokohet aksi Kakavijë–Janinë për disa orë, pala greke apel qytetarëve të shmangin udhëtimet

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë