kurti ne has vlereson sakrificen e deshmoreve 6a37b39299dec

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve

June 21, 2026
1 minut lexim

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga ministri në detyrë i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, mori pjesë në natën finale të Turneut Tradicional të Futbollit “Java e Dëshmorëve të Hasit”.

Para të pranishmëve, kryeministri tha se dëshmorët ndodhen në themelet e shtetit tonë dhe në rrënjët e lirisë tonë.

“Për ta përmbyllur finalen e Turneut Tradicional të Futbollit “Java e Dëshmorëve të Hasit” këtu në Kodrën e Pajtimit, s’ka dyshim që është më shumë se një turne sportiv ky në të cilin po marrim pjesë bashkë. Është një akt kujtese, është shprehje mirënjohje, dhe dëshmi që sakrifica e brezave të tërë vazhdon të jetojë në vetëdijen kolektive të shoqërisë e të popullit tonë, dhe ne dëshirojmë t’i promovojmë vlerat e shëndosha edhe për brezat e ri e për ata që do të vijnë pas nesh”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Duke u bërë thirrje rinisë që të merren sa më shumë me sport, kryeministri tha se Qeveria do të jetë pranë tyre për iniciativa sportive dhe jo vetëm.

“Të nderuar organizatorë të “Javës së Dëshmorëve në Has”, dëshmorët ndodhen në themelet e shtetit tonë. Ndodhen në rrënjët e lirisë tonë. Andaj ne ata kurrë nuk i harrojmë, gjithmonë i përkujtojmë sepse amanetet, idealet e tyre, na prijnë drejt së ardhmes, ndërkaq gjaku i tyre është ai i cili na mban të fuqishëm edhe historinë tonë, por edhe të tashmen tonë”, tha Kurti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perplasja finale trump meloni kryeministrja italiane mjaft me sulme pa kuptim 6a37af086af86
Lajmi i mëparshëm

Përplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim

tragjedi ne durres mbytet nje 11 vjecar 6a37b41224809
Lajmi i radhës

Tragjedi në Durrës, mbytet një 11-vjeçar

Të fundit nga

Merz dhe bota: Konflikte, afërsi dhe aleanca të reja

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri britanik Keir Starmer janë disa nga partnerët më të afërt të politikës së jashtme tëkancelarit gjerman Friedrich
ShkoLartë