kurti nderon elfete e mentor humollin simbol i sakrifices dhe qendreses 697f378248e14

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

February 1, 2026
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti mori pjesë në përkujtimin e 36-vjetorit të vrasjes së Elfete Humollit, e cila u vra gjatë demonstratave të popullit në Lupç të Poshtëm, dy javë para se të mbushte 17 vjeç.

Ai kujtoi rëndësinë e qëndresës së nxënësve dhe pjesëmarrjen e tyre në protesta që i paraprinë kryengritjes së armatosur.

Kurti kujtoi se demonstratat e vitit 1990 kishin prekur gjithë Kosovën dhe kishin vijuar për disa ditë.

“Para 36 vjetësh kishte demonstrata anembanë Kosovës, nëpër qytete dhe fshatra të Kosovës. Një natë më herët, më 31 janar 1990, ka pasur demonstrata të fuqishme në Podujevë, e të nesërmen ato kanë vazhduar edhe në Lupç të Poshtëm.”

Ai foli për shqetësimin dhe guximin e Elfetes si nxënëse e re. “Fjalët e fundit të Elfetes ishin: ‘Ku është Mentoi, a ka shpëtuar?’, sepse brengën më të madhe e kishte vëllanë e saj 13-vjeçar”, potencoi kryeministri në detyrë.

Kurti nënvizoi edhe pjesëmarrjen e Elfetes në demonstrata dhe rolin e saj në rezistencë. “Si nxënëse e Shkollës Ekonomike kishte dalë në demonstrata për Republikën e Kosovës, për mbrojtjen e popullit kundër okupimit të Serbisë. Elfetja, sikurse edhe shumë nxënës të tjerë, ishte në ballë të rezistencës dhe qëndresës, e cila i parapriu pastaj edhe kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja”, theksoi ai. 

Kurti përkujtoi gjithashtu Mentor Humollin dhe thelbin simbolik të familjes Humolli për qëndresën e popullit.

“Mentori bie poashtu dëshmon, në maj të 1999 si pjesëtar i UÇK. Elfete e Mentor Humolli janë vëlla e motër, por janë edhe simbol i sakrificës dhe flijimit të njerëzve të këtij vendi, që me qëndrueshmërinë e tyre ndodhen në rrënjët dhe themelet e lirisë e shtetit tonë,” tha ai. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

makina bie nga ura mes shkembinjve aksident i rende ne burrel 697f36ff0ecc7
Lajmi i mëparshëm

Makina bie nga ura mes shkëmbinjve/ Aksident i rëndë në Burrel

mickoski per safe city do te kemi 15 perqind tolerance derisa qytetaret te mesohen 697f5e22e4967
Lajmi i radhës

Mickoski për ‘SAFE CITY’: Do të kemi 15 përqind tolerancë derisa qytetarët të mësohen

Të fundit nga

ShkoLartë