kurti me ambasadoren e re te zvicres theksohet rendesia e pranise se swisscoy ne kosove 6aa19c2ea6078

Kurti me ambasadoren e re të Zvicrës: Theksohet rëndësia e pranisë së Swisscoy në Kosovë

September 9, 2026
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin.

Duke i uruar mirëseardhje, i dëshiroi suksese në detyrën e re ambasadores Cattin Hennin, Kurti u shpreh i bindur se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet mes dy vendeve do të thellohen edhe më tej.

“Miqësia me Zvicrën e hershme, pasi që u bë strehë e shqiptarëve të përndjekur dhe ndër vite, ka qenë një partner i rëndësishëm i Kosovës në zhvillim, ekonomi dhe siguri. Rreth 200 mijë bashkatdhetarë tanë jetojnë në Zvicër dhe janë të integruar në shoqërinë zvicerane dhe të lidhur fort me Kosovën, e që vazhdojnë të jenë ura më e fuqishme mes dy vendeve tona. Ata nuk janë vetëm dërgues të remitencave, por edhe investitorë, sipërmarrës dhe krijues të vendeve të punës”, citohet Kurti në komunikatë.

Gjithashtu Kurti falënderoi Zvicrën për mbështetjen e vazhdueshme përmes të tri shtyllave të bashkëpunimit të saj me Kosovën, atë zhvillimore, ekonomike dhe të sigurisë njerëzore, duke theksuar se Kosova është ndër vendet e pakta ku Zvicra i angazhon të gjitha këto instrumente njëkohësisht.

Në veçanti, Kryeministri Kurti falënderoi Zvicrën për praninë e kontingjentit Sëisscoy në kuadër të KFOR-it që nga viti 1999, si dhe për vendimin e Parlamentit zviceran për vazhdimin e mandatit të tij. Ai theksoi se ky angazhim është dëshmi e besimit dhe e një partneriteti të qëndrueshëm në fushën e sigurisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen pa qendrim per intonimin e himnit ne shkollat e gazi babes ne zgjedhje paralajmeroi barazi per simbolet 6aa1858e77b1e
Lajmi i mëparshëm

VLEN pa qëndrim për intonimin e himnit në shkollat e Gazi Babës, në zgjedhje paralajmëroi barazi për simbolet

deputetet e ps reagojne pas sulmeve ndaj kolegeve 6aa19c915ba20
Lajmi i radhës

Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve

Të fundit nga

ShkoLartë