kurti masakra ne lagjen e boshnjakeve nuk do te harrohet 6954d41e2d34e

Kurti: Masakra në Lagjen e Boshnjakëve nuk do të harrohet

December 31, 2025
1 minut lexim

Një ditë më parë, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku ka paralajmëruar se po e shndërrojnë në muze shtëpinë ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicën e Veriut, ku u torturuan dhe u vranë në mënyrë mizore 23 qytetarë të kësaj lagjeje.

E lidhur me këtë sot ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve nuk do të harrohet asnjëherë.

“Masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve, në veriun e Mitrovicës, do të kujtohet ndër breza dhe nuk do të harrohet asnjëherë”, shkruan Kurti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mesohen te gjitha kombetaret e fazes se 1 8 tes ne kupen e kombeve te afrikes 6954d31657978
Lajmi i mëparshëm

Mësohen të gjitha kombëtaret e fazës së 1/8-tës në Kupën e Kombeve të Afrikës

zelensky disa dokumente per ti dhene fund luftes gati per nenshkrim ne janar 6954d433a7a00
Lajmi i radhës

Zelensky: Disa dokumente për t’i dhënë fund luftës gati për nënshkrim në janar

Të fundit nga

ShkoLartë