kurti kujton greven e punetoreve te vitit 1990 nje nga aksionet me masive 68b89965889a9

Kurti kujton grevën e punëtorëve të vitit 1990: Një nga aksionet më masive

September 3, 2025
min lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kujtuar grevën e punëtorëve të 35 viteve më parë, duke e quajtur atë si më të madhen grevë të punëtorëve në Kosovë që kishte dy kërkesa, kthimin e punëtorëve shqiptarë të larguar nga puna në kundërshtim me konventat ndërkombëtare si dhe mospengimin e punës së Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës.

“Sot, e kujtojmë grevën e madhe të punëtorëve të Kosovës të para 35 viteve, të mbajtur më 3 shtator 1990. Atë ditë të hënë, mijëra punëtorë, studentë dhe qytetarë nga e tërë Kosova, duke iu përgjigjur thirrjes së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), hynë në grevë duke e pezulluar punën dhe çdo aktivitet shoqëror në Kosovë për një ditë. Kjo grevë i kishte dy kërkesa: kthimin e punëtorëve shqiptarë të larguar nga puna në kundërshtim me konventat ndërkombëtare; si dhe mospengiminin e punës së Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës. Kjo grevë erdhi dy muaj pas Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, ditën e fillimit të vitit të ri shkollor dhe katër ditë para shpalljes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik”, ka shkruar Kurti në kujtim të kësaj dite.

Tutje, shefi në detyrë i qeverisë thotë se gjatë atij viti, autoritetet e institucioneve të sigurisë së Serbisë, i kishin helmuar mbi 7000 nxënës në Kosovë.

“Po atë vit regjimi i Serbisë e zvogëloi numrin e nxënësve shqiptarë në shkolla, duke hapur vende për vetëm një të tretën e tyre. 15,000 punëtorë shqiptarë ishin përjashtuar nga puna kurse edhe mbi 100,000 të tjerë do të përjashtoheshin në muajt në vijim. Gjatë vitit pasues edhe 130,000 punëtorë shqiptarë të tjerë që punonin në sektorin publik, do të përjashtoheshin nga puna”, shkroi tutje ai.

Kurti ka vijuar më tej duke shkruar se në korrik të vitit 1990, Serbia e kishte miratuar “Ligjin e marrëdhënieve të punës në rrethana të posaçme”, i cili parashihte që drejtori dhe zyrtari i lartë i organizatave apo ndërmarrjeve, mund të shqiptonte masa disiplinore ndaj punëtorëve pa përfillur procedura apo komisione deri edhe në largimin e tyre nga vendi i punës.

“Greva e 3 shtatorit 1990, ishte një nga aksionet më masive qytetare dhe nga aktet politike më të kulluara të rezistencës së shqiptarëve të Kosovës, ndaj regjimit të apartheidit, të instaluar nga Serbia në Kosovë, që kulmoi në pranverën e vitit 1999, me aktet gjenocidale të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Duke e kujtuar ndër breza rezistencën e shqiptarëve të Kosovës, në rrugën e gjatë për liri”, ka shkruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

isak dua te fitoj gjithcka 68b8995491ae1
Lajmi i mëparshëm

Isak: Dua të fitoj gjithçka

bllokohen tonelata domate dhe pjeshke nga shqiperia ndalohen ne kroaci kishin pesticide dhe permbajtje nikeli 68b89a048760d
Lajmi i radhës

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë nga Shqipëria/ Ndalohen në Kroaci, kishin pesticide dhe përmbajtje nikeli

Të fundit nga

ShkoLartë