kurti kujton abdi baleten ai vijoi te komentonte zhvillimet ne hapesiren shqiptare dhe ne bote ne shkrimet e tij ne gazeten bota sot 68cde9a07f7e9

Kurti kujton Abdi Baletën: Ai vijoi të komentonte zhvillimet në hapësirën shqiptare dhe në botë, në shkrimet e tij në gazetën “Bota Sot”

September 20, 2025
min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Abdi Baletës, një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare dhe një intelektual i përkushtuar ndaj çështjes kombëtare

Në një reagim prekës në Facebook, Kurti vlerësoi rëndësinë dhe ndikimin e madh që Baleta pati përmes veprimtarisë së tij publicistike, veçanërisht në gazetën Bota Sot të Prishtinës, ku ai vazhdoi të japë mendimet dhe analizat e tij për zhvillimet politike dhe kombëtare.

 “Abdi Baleta ishte një nga zërat më të fuqishëm që mbrojti identitetin dhe të drejtat e shqiptarëve, dhe gazetën Bota Sot e përdori si një platformë të fuqishme për të ndikuar në mendimin politik dhe publik”, shkroi Kurti.

Ai kujtoi se Baleta u bë më i njohur për publikun shqiptar pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, edhe pse disa e njihnin më herët kur përfaqësonte Shqipërinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Postimi i plotë:

Abdi Baleta ishte një nga emrat e politikanëve që shqiptarët e Kosovës e mësuan sapo në Shqipëri ra regjimi komunist. Disa e kishin emër të dëgjuar edhe më parë, kur ai përfaqësonte Shqipërinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa për publikun e gjerë ai u bë i njohur me fjalimet në Kuvendin e Shqipërisë dhe me shkrimet në shtyp, që si kryetemë kishin çështjen e pazgjidhur shqiptare. Ishte një zë që spikaste për nga forca e argumentimit dhe vendosmëria me të cilën mbronte identitetin kombëtar dhe të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje dhe bashkim kombëtar.

Abdi Baleta ishte një nga njohësit e thellë të ligjit ndërkombëtar dhe rrjedhave të gjeopolitikës. Një pjesë të shkrimeve të viteve 1990 për Kosovën i botoi në librin Kosova: Nga Dejtoni në Rambuje. Ai vijoi të komentonte zhvillimet në hapësirën shqiptare dhe në botë, në shkrimet e tij në gazetën Bota Sot të Prishtinës, në Rimëkëmbja të Tiranës, në revistën Shenja të Shkupit etj.

Në takimet e mia me të në Tiranë e dalloja pasionin me të cilin mbronte mendimet, që mbështeteshin nga përvoja e gjatë diplomatike dhe erudicioni, gëzimin për përparimet e Kosovës dhe të kombit shqiptar, pezmatimin për pengesat që ende shqiptarët kanë për të kapërcyer, por dhe besimin e tij se e drejta herët a vonë fiton. Vepra e tij publicistike është një shkollë e vërtetë për mendimin politik dhe strategjik shqiptar dhe një dëshmi e një jete kushtuar kombit. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

llapi nenshkruan me binjaket ademi 68cde9936c354
Lajmi i mëparshëm

Llapi nënshkruan me binjakët Ademi

mexhiti nga hasa prishtina serove kemi sjelle tashme 100 milione euro investime synimi yne eshte te sjellim edhe 200 milione 68ce0350191e2
Lajmi i radhës

Mexhiti nga “Hasan Prishtina” në Serovë: Kemi sjellë tashmë 100 milionë euro investime, synimi ynë është të sjellim edhe 200 milionë

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë