kurti kosova vend per te mesuar ne praktike rreth te drejtave te njeriut 697520e0153f6

Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut

January 24, 2026
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti dhe bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit evropian të masterit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim (EMA).

Para studentëve, ai u shpreh se Kosova është vend ideal për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut, për shkak se vendi ynë është lider në rajon kur bëhet fjala për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore. Ai shtoi se në pesë vitet e fundit, Kosova ka shënuar një përparim të madh në të drejtat e njeriut dhe demokratizim, siç konfirmohet edhe nga raportet dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

Ai theksoi se kjo është koha më e mirë për të studiuar të drejtat e njeriut, sepse fusha e të drejtave të njeriut, si në teori ashtu edhe në praktikë është në një pikë vendimtare. Për të ruajtur rëndësinë e tyre, të drejtat e njeriut duhet të përshtaten me një botë që po ndryshon me shpejtësi, shtoi më tej. Ai veçoi rritjen e pabarazisë socioekonomike, ngrohjen globale dhe rritjen e përdorimit të inteligjencës artificiale, si tri nga sfidat të rëndësishme, e që të tria kanë shumë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Kurti, kishte marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të programit evropian të masterit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim (EMA), në vitin 2024, ku ishte i ftuar si folës kyç. Ceremonia në të cilën diplomuan 82 studentë nga 32 shtete u mbajt në ndërtesën historike Scuola Grande San Giovanni Evangelista në Venecia të Italisë. Studentë të programit (EMA) për më shumë se dy dekada rresht kanë vizituar Kosovën në fund të semestrit të tyre të parë, për të parë nga afër realitetin e punës në terren për të drejtat e njeriut dhe gamën e gjerë të akterëve që u kërkohet të rindërtojnë shoqërinë pas luftës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perplasjet e ashpra perpara kuvendit deputetet e pd se tentojne te ndalojne autobotin e ujit 697520833995a
Lajmi i mëparshëm

Përplasjet e ashpra përpara Kuvendit, deputetët e PD-së tentojnë të ndalojnë autobotin e ujit

kina nis hetim ndaj gjeneralit me te larte te ushtrise 697520f3248d5
Lajmi i radhës

Kina nis hetim ndaj gjeneralit më të lartë të ushtrisë

Të fundit nga

ShkoLartë