kurti komenton ndarjen e shtesave prej 100 eurosh cdo vit 694d0743c1c5e

Kurti komenton ndarjen e shtesave prej 100 eurosh: Çdo vit…

December 25, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se vendimi për ndarjen e shtesave të fundvitit prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët nuk është asgje e re, por e re është se qeverisja e tij do të vazhdojë edhe për një mandat.

Dje, qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë nga 100 euro mbështetje për fëmijët dhe pensionistët.

Kurti këtë vendim e komentoi pas përurimit të stadiumit në komunën e Shtimes. Ai tha se shtesat në kohë festash si qeveri i ka ndarë edhe dy vitet paraprake.

“A kanë qenë ato shtesa edhe vitin e kaluar, a kanë qenë edhe para vitit të kaluar? Çdo herë, para vitit të ri, kur kemi dimër dhe kemi festa, ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët. Nuk ka asgjë të re në këtë aspekt. E re është qeverisja jonë e cila do të vazhdojë edhe mandatin e tretë”, tha ai.

Vendimi i qeverisë në detyrë për ndarjen e shtesave të fundvitit në vlerë prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët u kritikua duke u konsideruar si vendim për blerje votash, meqenëse vendi ndodhet në fushatë zgjedhore.

Kujtojmë se edhe vitin e kaluar, qeveria e Kosovës, në prag të festave të fundvitit, kishte ndarë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u perplas nga makina humb jeten pas dy ditesh ne spital i moshuari nga korca 694d06e48ed9b
Lajmi i mëparshëm

U përplas nga makina, humb jetën pas dy ditësh në spital i moshuari nga Korça

meloni fjalim per krishtlindje ishte nje vit i veshtire por mos u shqetesoni viti tjeter do te jete me keq 694d07536d1cf
Lajmi i radhës

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, por mos u shqetësoni, viti tjetër do të jetë më keq

Të fundit nga

Krishtlindje nën hijen e luftës në Ukrainë

Krishtlindje mes pasigurie, larg shtëpive dhe nën hijen e luftës. Për mijëra ukrainas, festa këtë vit nuk solli qetësi, por një tjetër kujtesë të asaj që është humbur dhe të asaj që

Kjo është gjendja e Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova është sëmurë së fundmi dhe nuk ushtroi me Juventusin shkaku i gripit, të shoqëruar nga një temperaturë e lehtë. Mirëpo, mediat italiane raportojnë se gjendja e yllit nga Kosova po
ShkoLartë