Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ka ardhur koha që Artan Abrashi të bëhet kryetar i komunës së Prizrenit.
Ai tha se aty ku qeveris Lëvizja Vetëvendosje, ndodhin ndryshime rrënjësore. Kurti premtoi realizimin e zonës ekonomike, parkut industrial, banimit të përballueshëm për çiftet e reja dhe atij social për familjet në nevojë, si dhe sanimin e buxhetit të komunës.
“Të dielën e ardhshme festojmë në Prizren fitoren e madhe të Artanit dhe Lëvizjes,” tha Kurti.
Postimi i plotë:
Nga aktivist, në asambleist, deputet i Kuvendit të Republikës e kryetar i Lëvizjes në Prizren, e tash ka ardhur koha ta bëjmë Artan Abrashin kryetar të komunës.
Aty ku qeveris VETËVENDOSJE! ndodhin ndryshime rrënjësore. Me Artanin, do ta realizojmë zonën ekonomike, parkun industrial, banimin e përballueshëm për çiftet e reja dhe atë social për ata që kanë më së shumti nevojë e do ta sanojmë buxhetin duke eliminuar borxhet në të cilat e ka zhytur pushteti aktual komunën e Prizrenit.
Ortakolli e krejt Prizreni e marrin vëmendjen e duhur me VETËVENDOSJE! në krye të komunës. Prizreni 365 ditë zhvillohet dhe bën progres me Lëvizjen, me Artan Abrashin, me listën garuese në Kuvendin Komunal. Të dielën e ardhshme festojmë në Prizren fitoren e madhe të Artanit dhe Lëvizjes.
Burimi: botasot.info


