kurti kerkon mbeshtetjen e gjermanise per statusin e kosoves vend kandidat per be 6abfb669bcd6b

​Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin e Kosovës vend kandidat për BE

October 2, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një takimi sot me Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestag, ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për statusin e merituar shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në demokraci, sundimin e ligjit, siguri dhe ekonomi, raporton KosovaPress.

Kurti ka falënderuar Hofreiter për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë me Bundestagun gjerman.

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim më 15 dhjetor 2022, gjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së. Aplikimi nuk ka kaluar ende as në hapin e parë procedural nga Këshilli i BE-së për t’i kërkuar Komisionit Evropian opinionin zyrtar.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka marrë ende statusin e vendit kandidat. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

von der leyen nje hap kyc e ndan maqedonine e veriut nga hapja e klasterit te pare 6abf9fce638d1
Lajmi i mëparshëm

Von der Leyen: Një hap kyç e ndan Maqedoninë e Veriut nga hapja e klasterit të parë

aksion top secret jo vetem banesa e roni yeffet bkh kontrolle ne disa kompani dhe zyra sekuestron dosjet te kayo 6abfb6d189686
Lajmi i radhës

Aksion “top secret”/ Jo vetëm banesa e Roni Yeffet, BKH kontrolle në disa kompani dhe zyra, sekuestron dosjet te “Kayo”

Të fundit nga

ShkoLartë