kurti kater muaj e gjysme vonese fajtore pese gjyqtaret e emeruar nga pan i 68bdc34169c04

Kurti: Katër muaj e gjysmë vonesë, fajtorë pesë gjyqtarët e emëruar nga PAN-i

September 7, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar për vonesa të pajustifikueshme në procesin e konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit.

Sipas Kurtit, nga katër muaj e gjysmë që nga fillimi i seancës së konstituimit në mes të prillit, e deri te zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit dhe Albulena Haxhiut si nënkryetare, së bashku me dy nënkryetarë nga PDK dhe LDK dhe me përfaqësuesen e komuniteteve jo-shumicë, Emilja Rexhepin, në fund të muajit gusht, tre muaj janë humbur për shkak të vendimmarrjes së vonuar të Gjykatës Kushtetuese.

“Tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese. Një muaj e gjysmë u morën me ankesën e AAK-së dhe po aq me ankesën e PDK-së dhe LDK-së. Pra, dy të tretat e kësaj kohe kemi qenë në pritje të një vendimi nga Gjykata,” deklaroi Kurti. Ai theksoi se opozita ishte ajo që iu drejtua gjykatës, ndërkohë që Vetëvendosje kishte dëshirë për bashkëpunim, konsultime konstruktive dhe marrëveshje politike.

Kryeministri në detyrë e lidhi vonesën me përbërjen aktuale të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se shumica e gjyqtarëve janë emëruar në vitin 2018, gjatë qeverisjes së koalicionit PAN me mbështetjen e Listës Serbe.

“Që nga viti 2018, shumëçka ka ndryshuar në Kosovë. Ne kemi fituar zgjedhjet tri herë radhazi – në vitet 2019, 2021 dhe 2025 – por përbërja e Gjykatës ka mbetur e njëjtë, sikur të ishte ende viti 2018,” u shpreh ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kapiteni bardhi shenon per maqedonine e veriut 68bdc33381667
Lajmi i mëparshëm

Kapiteni Bardhi shënon për Maqedoninë e Veriut 

pse super te pasurit po zgjedhin italine 68bdc45374ab9
Lajmi i radhës

Pse super të pasurit po zgjedhin Italinë?

Të fundit nga

Simon Cowell tregon planet e martesës

Simon Cowell ka zbuluar së fundmi se lutet çdo natë që nga momenti kur ka gjetur besimin te Zoti. Gjithashtu ai ka folur për dietën e tij strikte me vetëm 1 mijë
ShkoLartë