kurti kanoset nga serbia gjenerali racaj siguria e lidereve shteterore nuk eshte ceshtje imazhi por domosdoshmeri shteterore 69dabd797f0ae

“Kurti kanoset nga Serbia”, gjenerali Racaj: Siguria e liderëve shtetërorë nuk është çështje imazhi, por domosdoshmëri shtetërore

April 11, 2026
min lexim

Gjeneral-majori dhe eksperti i sigurisë, Muhamet Racaj, ka theksuar se çështja e sigurisë së bartësve të funksioneve më të larta shtetërore duhet të trajtohet mbi baza profesionale dhe jo sipas perceptimeve individuale.

“Si profesionist i fushës së sigurisë dhe me përvojë ushtarake, vlerësoj se sigurimi i bartësve të funksioneve më të larta shtetërore duhet të bazohet gjithmonë në analizë rreziku dhe jo në perceptime apo preferenca individuale”, ka deklaruar ai.

Sipas Racajt, në Kosovo, institucionet kryesore si Kryetari i Kuvendit, Presidenti dhe Kryeministri nuk duhet të trajtohen si individë të zakonshëm, por si bartës të funksioneve me rëndësi strategjike për shtetin.

“Siguria e tyre është siguri institucionale dhe shtetërore. Organet kompetente janë të obliguara të ofrojnë mbrojtje 24 orë, përmes masave statike dhe dinamike, duke përfshirë automjete të blinduara, eskortë dhe protokolle të standardizuara”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se vendimmarrja për nivelin e sigurisë nuk i takon personave që mbrohen, por institucioneve profesionale të sigurisë.

“Në këto raste nuk vendos personi që sigurohet, por institucionet përkatëse, të cilat bazohen në vlerësime konkrete të kërcënimeve. Çdo devijim nga këto standarde mund të rrisë rrezikun”, ka thënë Racaj, duke përmendur si shembull edhe atentatin ndaj Kiro Gligorov, ku, sipas tij, mosrespektimi i plotë i protokolleve pati pasoja të rënda.

Duke folur për deklarimet se kryeministri i Kosovës mund të jetë subjekt i kërcënimeve, veçanërisht nga Serbia, Racaj thekson se rreziqet në kontekstin aktual nuk mund të përjashtohen.

“Në rrethanat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon, kërcënimet mund të jenë të natyrës hibride, duke përfshirë kërcënime direkte, operacione të inteligjencës, destabilizim politik apo edhe tentativa për sulme individuale”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, ai nënvizon se këto çështje nuk duhet të politizohen.

“Ekzistenca e rrezikut nuk duhet të politizohet, por të trajtohet në mënyrë profesionale nga institucionet e sigurisë, të cilat kanë kapacitetet për të bërë vlerësime reale. Nëse niveli i rrezikut është i lartë, atëherë përdorimi i automjeteve të blinduara dhe masave të tjera të avancuara është plotësisht i justifikuar dhe i domosdoshëm”, ka shtuar Racaj.

Në fund, ai thekson se siguria e liderëve shtetërorë nuk është çështje luksi apo imazhi, por një element kyç i funksionimit të shtetit.

“Siguria e liderëve shtetërorë është komponent thelbësor i stabilitetit institucional dhe funksionimit normal të shtetit. Çdo vendim duhet të mbështetet ekskluzivisht në vlerësime profesionale dhe në standarde ndërkombëtare të sigurisë”, ka përfunduar ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bisedimet shba iran vijojne zbulohet vendimi qe e solli tehranin ne tryeze 69dabc80521b4
Lajmi i mëparshëm

Bisedimet SHBA–Iran vijojnë, zbulohet vendimi që e solli Tehranin në tryezë

pirro spo te marr ne telefon brace denoncon rrugen me gropa ne selite me falni per shprehjen por nuk i plas kujt 69dabe6048961
Lajmi i radhës

“Pirro, s’po të marr në telefon”/ Braçe denoncon rrugën me gropa në Selitë: Më falni për shprehjen, por nuk i plas kujt

Të fundit nga

ShkoLartë