kurti investim shume i rendesishem per podujeven 68d272ae9bd8b

Kurti: Investim shumë i rëndësishëm për Podujevën

September 23, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bënë përurimin e shërbimeve të reja në Poliklinikën Specialistike në Podujevë.

Me këtë rast, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e kahershme për hapjen e kësaj Poliklinike Specialistike për qytetarët e Podujevës.

“Investim shumë i rëndësishëm për Podujevën, për trevën e Llapit. Ky institucion shëndetësor tashmë është i gatshëm që të ofrojë shërbime të specializuara për qytetarët, duke shmangur nevojën për udhëtime në Prishtinë për çdo vizitë specialistike”, tha ai.

Image

Foto nga vendi i ngjarjes, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi

Nga sot në këtë Poliklinikë do të ofrohen 15 shërbime të reja specialistike, të cilat përfshijnë: INTERNISTIKE (Kardiologji, Reumatologji, Endokrinologji, Hematologji, Gastroenterologji dhe Nefrologji), KIRURGJIKE (Kirurgjinë Abdominale, Torakale, Urologji, Vaskulare dhe Ortopedi), Gjinekologji, Pediatri, Pulmologji, Neurologji, analiza laboratorike dhe shërbimi i radiologjisë.

Vlera e përgjithshme e investimeve për këtë institucion shëndetësor arrin afër 2.43 milionë euro.

“Gëzuar, shëndet dhe shumë suksese në shërimin e pacientëve dhe në punën e mirë që e bëjnë mjekët specialistë dhe infermierët”, shtoi në fund të fjalës së tij kryeministri.

Ndërkaq, kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi u shpreh se ky është një moment i gëzueshëm për të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës, dhe se ai vet është i lumtur që bashkëqytetarët e tij nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë për në Prishtinë për të marrë shërbimet që nga sot mund t’i marrin në Poliklinikën Specialistike. Ai falënderoi kryeministrin, ministrin dhe drejtuesit e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për mbështetjen.

Muajin e kaluar, në këtë poliklinikë u bë gjithashtu përurimi i Repartit të Hemodializës, shërbim ky që po ofrohet për herë të parë në komunën e Podujevës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vijojne bombardimet izraelite ne gaza 37 te vdekur 68d271c26d9e2
Lajmi i mëparshëm

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur

zyrtarisht ne sezonin e peshores zbulo cka do te ndodhe me secilen shenje 68d273dc899e4
Lajmi i radhës

Zyrtarisht në sezonin e Peshores! Zbulo çka do të ndodhë me secilën shenjë

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë