kurti finlanda belgjika dhe franca ishin prane kosoves ne shtetndertim 6903a2c37ce72

Kurti: Finlanda, Belgjika dhe Franca ishin pranë Kosovës në shtetndërtim

October 30, 2025
1 minut lexim

Kryeministri ne detyrë Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë Forumit të Paqes në Paris, ka zhvilluar takime bilaterale me kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Finlandës, Johannes Koskinen, presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Peter De Roover dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Francës, Bruno Fuchs.

Kurti shkroi se në këtë takim ka diskutuar për marrëdhëniet, fushat ku ka bashkëpunim dhe mundësitë për partneritete të reja, për progresin si shtet dhe shoqëri dhe për ecjen në integrimet evropiane.

Ai ka theksuar se Finlanda, Belgjika dhe Franca janë shtete mike e aleate që kanë qenë pranë Kosovës në momentet më kritike dhe më të rëndësishme të çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit.

“E në rrugën tonë përpara, te Finlanda gjejmë shtetin e mirëqenies dhe kujdesit për qytetarët tanë, te Belgjika orientimin tonë Euro-Atlantik, e te Franca, Republikën e fortë, dashurinë për liri dhe angazhimin për barazi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shitet klubi i la lakers me shifra te paarritshme 6903a2ba284ff
Lajmi i mëparshëm

Shitet klubi i LA Lakers me shifra të paarritshme

arrestimi i ilir metes avokatja e popullit ne kuvend menyra e ndalimit ne kundershtim me ligjin 6903a363af1bb
Lajmi i radhës

Arrestimi i Ilir Metës, avokatja e Popullit në Kuvend: Mënyra e ndalimit, në kundërshtim me ligjin

Të fundit nga

ShkoLartë