Aktori dhe producenti i njohur, Fatmir Spahiu, ka reaguar propozimit të krueminsitrit Albin Kurti për postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit.
Përmes një postimi në Facebook, Spahiu ka bërë të ditur se kishte pranuar ftesën e Kurti, por që kabineti i ri qeveritar nuk u mbështet në Kuvend dhe nuk mori votat e mjaftueshme.
Ai shprehu mirënjohje për besimin dhe vlerësimin e treguar ndaj tij, duke theksuar se do të vazhdojë kontributin në fushën e kulturës edhe jashtë politikës.
Shkrimi i plotë
Të nderuar miq,
Para do dite pra edhe me një konfirmim pozitiv nga ana ime, sot në mëngjes, duke pas bindje të plotë se do ta kry mirë këtë punë, i konfirmova Kryeministrit Kurti se do të pranoj ftesën për pozitën Ministër i Kulturës dhe Turizmit.
Pavarësisht që nuk u votu, e falëmnderoj zotin Kurti që tek unë ka pa një profesionist që do ta kryente mirë këtë detyrë. Sidomos për përzgjedhjen e një personi që nuk është anëtar i ndonjë partie politike!
Si Buf, do të vazhdoj kontributin tim aty ku e shoh që e kam vendin, edhe atëherë kur nuk më kërkohet.
Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë me respekt të ndërsjellë si deri tash!
Do të vazhdoj me punu për me qenë Kosova e para!
Përkundër dëshirës time me dhanë një kontribut kjo punë nuk u bë.
Mandej dorën në zemër prites pak me shkru me “ë” – ja rregullisht, plus ish dasht me pagu chatgbt pro 🙂
*për hirë të sinqeritetit i kam bo gati dy statusa, ai i votimit ka qenë më i gjatë pak, kështu që më mirë për lexuesin ky që u postu së më i shkurtë!
Shkojmë me;
Rrnoftë Kosova!
Me respekt,
Fatmir Spahiu
I propozuari për Ministër, në një mëngjes vjeshte në Prishtinë.
Burimi: botasot.info


