Lëvizja Vetëvendosje ne kuadër të aktiviteteve elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit mbajti takim me gratë e komunës së Gjilanit. Në këtë takim kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti, duke kërkuar votën për kandidatin për kryetar, Alban Hyseni, premtoi mbështetje për Gjilanin, duke thënë se gratë janë bashkëpjesëmarrëse në proceset e rëndësishme vendimmarrëse.
“Zgjidhja është numri 105, me kryetarin Alban Hyseni, nuk ka subjekt tjetër që ka pasur në fokus më shumë fuqizimin e gruas. Ne duam që gratë të jenë të pavarura. Shtimi i numrit të çerdheve, nënat lehona, bursat për studente, gratë në biznes, kanë qenë synimi ynë”, ka thënë Kurti në këtë tubim.
Ndërkaq, kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, kërkoi votën e grave dhe vajzave edhe për një mandat, duke premtuar një qytet zhvillimi dhe biznesi.
“Kemi punuar në avancimin e të drejtave të grave. Ne i kemi tri shtylla për qeverisje: problemet qe i kemi gjetur, nuk kemi punuar për 4 vite, por po punojmë afatgjatë: qyteti i zhvilluar siç është stacioni u autobusëve, bulevardi i qytetit, sektori i bujqësisë, si dhe fondi për ndërmarrësit e rinj që i është dedikuar grave ndërmarrëse”, tha Hyseni.
Në këtë takim u prezantuan edhe te gjitha gratë që kandidojnë për Këshilltare Komunale në Gjilan.
Burimi: botasot.info


