Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot tubim zgjedhor në Malishevë, prej nga qytetarëve të kësaj komune iu është bërë thirrje që më 12 tetor të votojnë për kandidatin e kësaj partie për kryetar Valon Hoti më 12 tetor.
Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i LVV-së Albin Kurti tha se se nën qeverisjen komunale të drejtuar nga Valon Hoti do të zgjidhet problemi i ujit, projekte të reja rrugore dhe mbështetje për bujqit dhe ai njëherësh do ta ketë mbështetjen e nivelit qendror.
Kurti: Fitorja e Valon Hotit është fitorja e Malishevës
“Malisheva si komunë është mishërim i qëndresës dhe sakrificës. Ky vend ka dhjenë djem e vajza për lirinë, kanë dhënë jetën për Kosovën, ka dhënë gjak që flamuri ynë valojë i lirë, ka dhënë bukë në sofër, ka dhënë besë e nder në çdo situatë të rrezikshme, prandaj kushdo që flet për Malishevën, duhet të flasë me nderim të përjetshëm… Është e padrejtë që për të gjitha këto vite të tëra Malisheva është lënë anash e dëmtuar nga korrupsioni, e vonuar nga paaftësia…Kjo Unë jam këtu për të thënë se kjo padrejtësi mbaron më 12 tetor me fitoren e Valon Hotit. Fitorja e Valon Hotit është fitorja e Malishevës e fitorja e Malishevës është fitorja e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Për më tepër, Kurti u bëri thirrje qytetarëve që më 12 tetor të dalin dhe të votojnë për kandidatin e kësaj partie Valon Hoti dhe kandidatët për asamble komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërsa Valon Hoti, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Malishevës, ka premtuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të zgjedhë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Hoti: Besatohem me ju dhe besën do ta mbaj dhe besën do ta mbajmë
“Sot është koha për t’i dhënë fund keqqeverisjes, sot Malisheva po zgjohet, sot zëri juaj, i qytetarëve të ndershëm po thotë mjaft me pandershmëri dhe mjaft me harresë. Me besim të ndërsjellë do ta kthejmë Malishevën në atë që ka qenë gjithmonë krenari-dinjitet dhe zhvillim…Besatohem me ju dhe besën do ta mbaj dhe besën do ta mbajmë… Asnjë shtëpi pa ujë, asnjë familje pa këtë të drejtë themelore, nuk do ta ndal asnjë ditë pinën derisa çdo lagje e fshat i Malishevës të ketë ujë të pijes 24 orë”, tha Hoti.
Gjatë këtij tubimi zgjedhor kishte edhe moment të veçanta kur një qytetar nga Bellanica ftoi kryeministrin në detyrë që t’ia vendosë plisin e tij në kokë.
Kujtojmë, zgjedhjet e rregullat lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor.
Burimi: botasot.info


