kurti e ardhmja e kosoves e orientuar fuqishem drejt bashkimit evropian 6952bdc0bf1b5

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian

December 29, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian.

Një ditë pas zgjedhjeve përmes platformës X, ka falënderuar të gjithë ata që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuuan që procesi zgjedhor të ishte i lirë, i drejtë dhe të zhvillohej pa incidente.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, vendet individuale dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin përparimin demokratik të Kosovës”, tha ai.

“Dje, qytetarët e Kosovës na dhanë edhe një herë një mandat të fuqishëm. Është gjithmonë nder të fitosh besimin e popullit, veçanërisht kur ai vjen pas përfundimit të mandatit të parë të plotë në historinë e vendit.

Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuuan që procesi zgjedhor të ishte i lirë, i drejtë dhe të zhvillohej pa incidente. Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, vendet individuale dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin përparimin demokratik të Kosovës. Një falënderim i veçantë për partitë tona motra dhe për lëvizjen më të gjerë progresive, teksa angazhohemi për ndërtimin e shoqërive ku dinjiteti dhe mirëqenia e njerëzve janë në qendër. E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai në X.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kerkesa e spak per arrestimin e ballukut kuvendi refuzon pd ne per mbledhjen e keshillit zv kryeministrja do marre kohen e nevojshme per te pare dosjen 6952bd638ce9b
Lajmi i mëparshëm

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Kuvendi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv. kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

pas takimit me zelenskyn donald trump zhvillon bisede telefonike me putinin shtepia e bardhe zbardh diskutimet 6952bdd399349
Lajmi i radhës

Pas takimit me Zelenskyn, Donald Trump zhvillon bisedë telefonike me Putinin! Shtëpia e Bardhë zbardh diskutimet

Të fundit nga

ShkoLartë