kurti dronet luftarake po prodhohen tashme edhe ne kosove 690f64236edae

Kurti: Dronët luftarakë po prodhohen tashmë edhe në Kosovë

November 8, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar në Gjilan kompanitë që prodhojnë dronë ushtarakë e civilë, “Skifteri”, “Future Minds Academy” dhe “MIGA SkyShield MAR”. Ai tha se Kosova po shndërrohet në vend prodhues, duke ndërtuar të ardhmen e industrisë së mbrojtjes.

Sipas Kurtit, droni kamikaz “K1” arrin shpejtësi deri në 180 km/h dhe lartësi 2500 metra, ndërsa “Skifteri” operon deri në 5000 metra me shpejtësi 270 km/h. “Dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë,” tha Kurti, duke theksuar mbështetjen e qeverisë për ngritjen e kapaciteteve në mbrojtje dhe siguri.

Postimi i plotë:

Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon. Në Gjilan, bashkë me kryetarin Hyseni, vizituam kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarak “Skifteri” dhe dronët civil, nga “Future Minds Academy” dhe MIGA SkyShield MAR.

“Made in Gjilan” përveçse natyrisht “Made in Kosova”. Droni kamikaz “K1”, arrin shpejtësi maksimale prej 180km/h e lartësi deri në 2500 metra. Ndërsa “Skifteri” arrin në 5000 metra lartësi, hapësirë operuese 20km dhe shpejtësi prej 270km/h.

Në mbrojtje e siguri kemi investuar duke blerë nga shtetet tona mike dhe partnere dronët Bayraktar TB-2, Puma dhe së fundmi dronët kamikazë Skydagger. Tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë. Si qeveri, edhe në nivel qendror edhe lokal, do ta mbështesim dhe përkrahim ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë, gjersa nuk do t’i ndalim investimet për mbrojtje e siguri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

albian hajdari shperthen ne gjermani 690f64137cc97
Lajmi i mëparshëm

Albian Hajdari shpërthen në Gjermani

emri perdorte taksine per te furnizuar grupet kriminale me arme dhe droge arrestohet ish ushtaraku ne tirane 690f64c33690b
Lajmi i radhës

Emri/ Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë