kurti dhe von der leyen vizituan objektin e ri te fshmn se investimi afer 18 milione euro 6abf61f484f8e

​Kurti dhe von der Leyen vizituan objektin e ri të FShMN-së, investimi afër 18 milionë euro

October 2, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten kanë vizituar objektin e ri të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës.

Vlera e përgjithshme e investimit në këtë objekt arrin në 17 milionë e 980 mijë euro, thuhet në komunikatën për media.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Bashkimi Evropian ka kontribuar me 11.9 milionë euro, ndërsa Universiteti i Prishtinës me 5 milionë e 80 mijë euro. Ministria e Arsimit ka ndarë edhe 1 milion euro.

Objekti i ri i Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore ka sipërfaqe të përgjithshme prej afro 14 mijë metrash katrorë.

Nga ky investim pritet të përfitojnë rreth 2 mijë e 300 studentë.

Studentët tashmë kanë në dispozicion ambiente bashkëkohore, të pajisura me inventar dhe pajisje laboratorike. Objekti ofron gjithashtu hapësira të bollshme përreth tij.

Projekti është realizuar në kuadër të marrëveshjes financiare IPA 2020 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha 19 automjete te reja per higjienen komunale synojme nje shkup me te paster 6abf4a241fb75
Lajmi i mëparshëm

Berisha: 19 automjete të reja për Higjienën Komunale, synojmë një Shkup më të pastër

nuk ndalet revolta sot dita e 125 e protestes kunder qeverise dhe kryeministrit 6abf627072d59
Lajmi i radhës

Nuk ndalet revolta, sot dita e 125 e protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit

Të fundit nga

ShkoLartë