kurti dhe shba marredhenie te forta apo krize e thelluar 68cd954122358

Kurti dhe SHBA: Marrëdhënie të forta apo krizë e thelluar?

September 19, 2025
min lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se ekzistojnë dallime të dukshme në raportet me Shtetet e Bashkuara, por këmbënguli se marrëdhëniet nuk janë prishur. Në mbledhjen e Qeverisë, ai tha se dallimet lidhen kryesisht me qëndrimet ndaj Serbisë dhe strukturave ilegale në veri të Kosovës.

Kurti theksoi se njoftimi i ambasadës amerikane ka të bëjë me pezullimin e planifikimit për Dialogun Strategjik dhe jo me ndërprerjen e tij si proces. “Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”, tha ai, duke shtuar se opozita po e “stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi”.

Ai paraqiti tri shtylla të partneritetit me SHBA-në: diplomacinë, mbrojtjen dhe zhvillimin. Në diplomaci, sipas tij, ekzistojnë dallime që lidhen kryesisht me qëndrimet ndaj Serbisë, ndërsa në fushat e mbrojtjes dhe zhvillimit raportet po ecin “edhe më mirë”. Kurti përmendi bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në, përfshirë blerjen e pajisjeve dhe dronëve, si dhe programin MCC që vazhdon të zbatohet në Kosovë. Ai shtoi se marrëdhëniet Kosovë–SHBA janë të ndërtuara mbi “vlera të përbashkëta” dhe “tejkalojnë qeveritë”.

Pavarësisht toneve pajtuese të Kurtit, pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA ka nxitur debat të ashpër politik në Prishtinë. Ambasada amerikane theksoi se i duhet një partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese, ndërsa ish-ambasadori Jeffrey Hovenier e përshkroi vendimin si pasojë e “frustrimeve të grumbulluara” ndaj Qeverisë Kurti, duke veçuar kritikat e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Koment:
Edhe pse Kurti mundohet ta paraqesë pezullimin si një pengesë të përkohshme dhe jo si krizë, është e qartë se mes Qeverisë së tij dhe Uashingtonit ka mungesë besimi. SHBA nuk e ka zakon të pezullojë mekanizma strategjikë me aleatët, veçanërisht me Kosovën, e cila e ka ndërtuar shtetësinë mbi mbështetjen amerikane. Prandaj, pavarësisht sigurisë që shfaq Kurti, raportet janë në një moment të ndjeshëm dhe çdo veprim i ardhshëm i Qeverisë së Kosovës në drejtim të shtrirjes së sovranitetit shtetëror në veri do të vëzhgohet me lupë nga Uashingtoni, për të shmangur ndikimin destabilizues të Beogradit përmes strukturave ilegale. Përpjekja e Kurtit për të theksuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit, si dhe mesazhi se raportet Kosovë–SHBA “tejkalojnë qeveritë”, tregon se kryeministri në detyrë mundohet ta mbajë narrativën pozitive për aleatin kryesor, megjithëse në sfond ekziston një krizë besimi. / BS

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vazhdon lufta mes murinjos dhe fenerbahces presidenti i klubit turk me te u perkeqesuan te gjithe lojtaret 68cd9536b5733
Lajmi i mëparshëm

Vazhdon lufta mes Murinjos dhe Fenerbahçes, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan të gjithë lojtarët

inteligjenca britanike lancon portal per rekrutimin e spiuneve te rinj nga mbare bota ja udhezimet qe jep mi6 68cd960e85837
Lajmi i radhës

Inteligjenca britanike lançon portal për rekrutimin e spiunëve të rinj nga mbarë bota, ja udhëzimet që jep MI6

Të fundit nga

ShkoLartë