kurti austria ka qendruar prane kosoves ne cdo faze kritike te shtetesise sone 68ffca62ed3ca

Kurti: Austria ka qëndruar pranë Kosovës në çdo fazë kritike të shtetësisë sonë

October 27, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë.

Ai uroi shtetin dhe popullin e Austrisë për shënimin e kësaj feste.

“Dje, Austria shënoi këtë moment historik për të 60-tën herë që kur u bë festë zyrtare kombëtare – gjashtë dekada kujtimi, reflektimi dhe krenarie në një rrugë të përcaktuar nga demokracia, përgjegjësia dhe liria”, tha Kurti. .

Ai shtoi se “Për ne në Kosovë, kjo ditë bart rezonim të veçantë. Rrugëtimi i Austrisë – nga okupimi në pavarësi, nga ndarja në demokraci – pasqyron në shumë mënyra rrugën tonë drejt lirisë dhe vetëvendosjes. Na kujton se sovraniteti nuk ka të bëjë vetëm me kufijtë, por edhe me vlerat: drejtësinë, solidaritetin dhe dinjitetin njerëzor.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edhe bayerni po e monitoron fisnik asllanin 68ffca5486bed
Lajmi i mëparshëm

Edhe Bayerni po e monitoron Fisnik Asllanin

pistolete ne burgun e koridhalos ne greqi gjendet ne sektorin ku mbahen shqiptare e turq 68ffcb0a3608c
Lajmi i radhës

Pistoletë në burgun e Koridhalos në Greqi, gjendet në sektorin ku mbahen shqiptarë e turq

Të fundit nga

ShkoLartë