kur une isha i famshem rogerti luante bixhoz artani i thote te gjitha pas daljes nga bbv 69c189f567a07

“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV

March 23, 2026
1 minut lexim

Këngëtari i njohur Artan Kola ishte i eliminuari i së shtunës nga Big Brother VIP Albania 5.

I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Artani rrëfeu gjithçka pas daljes, duke hedhur edhe akuza ndaj banorëve, të cilët refuzoi t’i takonte.

“Kur kam qenë unë i famshëm, të tjerët ruanin lopët. Rogerti p.sh. punonte në KESH në Lezhë, merrte lekët e të gjithëve dhe luante bixhoz. Prandaj iku, nuk i thashë unë këto brenda se nuk jam unë Rogerti. Ajo lojë për mua ka mbaruar. Kur dola më thanë bravo të qoftë se nuk ia dhe dorën askujt” – tha Artani.

Këngëtari tregoi se nga loja e tij në Big Brother ishte prekur edhe bashkëshortja.

“Gruan e gjeta të traumatizuar. Big Brother ajo nga ana tjetër. Akuza… i thashë para se të futesha, e mban mend, mund të dalin dhe pislliqe. P.sh. kam shkuar në një dasmë, kam marrë 2 mijë euro dhe i kam fshehur 500 euro, ose i kam luajtur në bixhoz” – shtoi Artani.

Sipas tij, në lojë u penalizua për shkak se ishte shumë i drejtpërdrejtë.

“E keqja ime është që jam shumë i drejtpërdrejtë dhe kjo më ka penalizuar gjithë jetën”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

banka popullore nuk ka vonese zgjedhja e zevendesguvernatoreve eshte ne duart e kuvendit 69c187bcabdc9
Lajmi i mëparshëm

Banka Popullore: Nuk ka vonesë, zgjedhja e zëvendësguvernatorëve është në duart e Kuvendit

mesfushori nuk eshte ne dispozicion per ndeshjen me shqiperine polonia nis pergatitjet 69c19082c5c67
Lajmi i radhës

Mesfushori nuk është në dispozicion për ndeshjen me Shqipërinë, Polonia nis përgatitjet

Të fundit nga

ShkoLartë