kur pritet te perfundojne deshmite e mbrojtjes ne hage 68c7c2a38bc5c

Kur pritet të përfundojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë?

September 15, 2025
1 minut lexim

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara parashikon që deri më 14 nëntor, ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së fundit, të mbyllet rasti i mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit.

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të jetë gati për të dorëzuar shkresat përfundimtare të gjykimit deri më 22 dhjetor të këtij viti.

Gjatë konferencës së fundit statusore, mbrojtja e Thaçit deklaroi se do t’i nevojiteshin 35.5 orë për dëshminë e dëshmitarëve të saj.

Mbrojtja e Krasniqit njoftoi se dy dëshmitarë do të dëshmojnë personalisht në gjykatë, ndërsa dy të tjerët do të paraqesin dëshminë me shkrim, e cila tashmë u është dorëzuar prokurorëve.

Bazuar në këtë planifikim, gjykatësi vlerësoi se për përfundimin e dëshmive do të duhen rreth 35 ditë pune – me pesë orë dëshmi në ditë – duke parashikuar përfundimin e tyre në dhjetor.

Ekipet mbrojtëse të Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit njoftuan, ndërkohë, se nuk do të paraqesin dëshmi mbrojtëse. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjithcka gati per startin e liges se kampioneve 2025 26 68c7c29a193e0
Lajmi i mëparshëm

​Gjithçka gati për startin e Ligës së Kampionëve 2025/26

i denuar dy here per vjedhje ekstradohet nga gjermania nje 20 vjecar 68c7c3460005f
Lajmi i radhës

I dënuar dy herë për vjedhje, ekstradohet nga Gjermania një 20-vjeçar

Të fundit nga

ShkoLartë