kur nje burre provokon me te vdekurit dhe kapet vetem me grate topalli peleshit kapeni prej zhelesh e nxirreni jashte ballen 69ce705eeaa7e

“Kur një burrë provokon me të vdekurit dhe kapet vetëm me gratë…”, Topalli-Peleshit: Kapeni prej zhelesh e nxirreni jashtë Ballën

April 2, 2026
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që të përjashtojë nga seanca kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas tensioneve në Kuvend.

Ajo e cilësoi si një provokim kërkesën e Ballës për të mbajtur 1 minutë heshtje për 35 vjetorn e masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër, ndërsa përmendi edhe sulmet e tij ngdaj grave të opozitës në Kuvend.

“Ju lutem zoti kryetar, kapeni prej zhelesh e nxirreni jashtë”, përfundoi Topalli.

Ju keni të gjitha pushtetet, jo vetëm keni të gjithë institucionet, drejtësinë, paratë… Është e mira që të mbash rregull në këtë nëse mund të quhet parlament, që të shohësh të gjitha nenet e rregullores. Nuk është normale dhe nuk ka ndodhur kurrë që një nënë e dy fëmijëve të fyhen me një fjalor aq vulgar që as në shpellat e mafias nuk përdoren se edhe ata kanë një kod.

Nuk është normale që një nënë tjetër e re me dy fëmijë të vegjël të kërcënohet gjatë seancës plenare dhe t’i thuhet se do të të tregoj unë ty nuk ka ndodhu kurrë që deputeti të provokojë mbi dhimbjen e 4 dëshmorëve, të provokosh dhimbjen e 4 familjeve, të një qyteti e gjaku që është vendosur në bazën e një sistemi.

Kur një burrë provokon mbi të vdekurin dhe merret me gratë, merre zoti kryetar kape prej zhelesh e nxirre jashtë.”, u shpreh ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

haradinaj i reagon kurtit i nderpritet fjala per gjuhe te papershtatshme 69ce6f769b3c7
Lajmi i mëparshëm

Haradinaj i reagon Kurtit, i ndërpritet fjala për gjuhë të papërshtatshme

cfare i ndodhi fermerja perfundon ne spital pas sfides si eshte gjendja e saj 69ce71f854ad1
Lajmi i radhës

Çfarë i ndodhi? Fermerja përfundon në spital pas sfidës, si është gjendja e saj

Të fundit nga

ShkoLartë