kur kosova nuk respektohet prishtina pergjigjet reagon rama pas deklarates se zelenskyt ne beograd 6a78693269031

“Kur Kosova nuk respektohet, Prishtina përgjigjet”, reagon Rama pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd

August 9, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar në Facebook momentin e largimit të banderolës me mbishkrimin “Free Ukraine”, pas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Kosova duhet të respektohet dhe se Prishtina përgjigjet njëjtë sa herë që shtetësia e Kosovës nuk respektohet.

“Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, Kryeqyteti Prishtina përgjigjjet gjithmonë njëjtë

. Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet.

Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj”, ka shkruar Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reagim i zv sekretarit te qeverise murtezani ja fakte per shqipen ne qeveri bdi ja manipulon 6a7852af24a56
Lajmi i mëparshëm

Reagim i zv.sekretarit të qeverisë Murtezani: Ja fakte për shqipen në qeveri, BDI-ja manipulon

shtrihu ne toke publikohen pamjet nga momenti i arrestimit te autorit te vrasjes se 20 vjecarit ne korce 6a7869af61604
Lajmi i radhës

“Shtrihu në tokë” – Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë

Të fundit nga

ShkoLartë