kur grate behen shoqe dado dhe psikologe ne te njejten kohe 68c5993715a91

Kur gratë bëhen shoqe, dado dhe psikologe në të njëjtën kohë

September 13, 2025
min lexim

Bota anglishtfolëse vazhdon të pasurohet me terma të rinj që nisin me “man”, teksa brezat e rinj vënë në pikëpyetje sjelljet e trashëguara dhe stereotipet gjinore. Pas termave tashmë të njohur si “manspreading”, “mansplaining” dhe “manterruption”, tani është koha të njihemi me një tjetër fjalë të re: “mankeeping”.

Çfarë do të thotë “mankeeping”?

Ky term përshkruan një rol që shumë gra e marrin përsipër në mënyrë të pavetëdijshme në marrëdhënie heteroseksuale: të jenë njëkohësisht partnere, kujdestare dhe psikoterapiste për burrat e tyre. Pra, të mbajnë barrën emocionale dhe organizative të lidhjes, shpesh pa e ndarë atë me tjetrin.

Siç shkruan The Guardian, burrat janë edukuar tradicionalisht që të mos ndajnë ndjenjat me miqtë e tyre, dhe për pasojë, e kanalizojnë të gjithë ngarkesën emocionale tek partneret. Ajo që dikur është konsideruar si “përkushtim”, gruaja që mbulon çdo aspekt të nevojave të burrit, sot shihet ndryshe: A është kjo dashuri, apo është punë e papaguar emocionale dhe mendore?

Të kujdesesh për partnerin tënd është krejtësisht normale, problemi lind kur ky kujdes bëhet një rrugë me një drejtim të vetëm. Kur gruaja bëhet mbështetja e vetme emocionale, ajo që kujton çdo gjë, që organizon jetën, që “mban mend për të dy”, ndërsa burri nuk bën të njëjtën gjë në këmbim, atëherë jemi përballë një pabarazie të thellë, që shpesh normalizohet.

Termi “mankeeping” është përdorur edhe në një studim të vitit 2024 nga Universiteti i Stanfordit.
Sipas studiuesve, mungesa e rrjeteve mbështetëse për burrat është kompensuar nga gratë, me një kosto të konsiderueshme në kohë, energji dhe mirëqenie personale për to.

Kur gratë bëhen edhe dado të burrave

Edhe në rastet kur burrat kanë miq (madje edhe vetëm për një birrë), shumë gra vazhdojnë të luajnë rolin e “dados” në prapaskenë: ato caktojnë takime te mjeku, organizojnë festa, kujdesen për datat e rëndësishme, përveçse i bëjnë të gjitha këto për fëmijët e tyre. Kjo barrë e padukshme, shpeshherë e nënvlerësuar, lodh, konsumon dhe rrallëherë vlerësohet.

“Mankeeping” nuk është një term për të fajësuar burrat, por për të nxjerrë në pah një pabarazi të heshtur që shumë gra përjetojnë. Është një ftesë për të reflektuar: a po ndajmë me të vërtetë barrën e marrëdhënies në mënyrë të drejtë? A jemi partnerë të barabartë edhe emocionalisht, apo njëri mban dhe tjetri mbështetet?

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump u kerkon shteteve te nato s te mos blejne nafte ruse kjo do ndikoje ne dhenien fund te luftes ne ukraine 68c592ea810a5
Lajmi i mëparshëm

Trump u kërkon shteteve të NATO-s të mos blejnë naftë ruse: Kjo do ndikojë në dhënien fund të luftës në Ukrainë

dashmir afeti bartes i listes nga lsdm per komunen e zhelines 68c5a33276ade
Lajmi i radhës

Dashmir Afeti bartës i listës nga LSDM për komunën e Zhelinës

Të fundit nga

ShkoLartë