kur e takon dhe nuk ndjen aktorja mariana kondi ben rrefimin e forte per takimin pas 50 vitesh me babain 69d2d6f8c7f40

“Kur e takon dhe nuk ndjen…”/ Aktorja Mariana Kondi bën rrëfimin e fortë për takimin pas 50 vitesh me babain

April 5, 2026
1 minut lexim

Aktorja Mariana Kondi ka ndarë një rrëfim të fortë personal, duke folur hapur për raportin me të atin dhe figurën që ajo e konsideron realisht “baba”.

“Unë mendoj që njeriun kush e rrit, ai është baba”, tha Kondi, duke shtuar se për të vendin kryesor e ka pasur gjithmonë e ëma.

Ajo tregoi edhe takimin me të atin pas 50 vitesh, një moment që nuk solli emocionin e pritur: “Kur e takon dhe nuk ndjen… nuk ndjen”.

Në të kundërt, ajo vlerëson figurën e njeriut që e rriti: “Ishte ai që më sillte kafen, më fliste për librat, për jetën… ai ishte baba për mua.”

Biseda u ndal edhe te nëna e saj, e cila nuk krijoi më një lidhje tjetër: “Asnjëherë. Sa gabim… por ishte koha”. Sipas Kondit, ishte mentaliteti ai që e detyroi të zgjidhte fëmijët mbi jetën personale.

“Kur ju shikoj ju mirë, kjo është mrekulli për mua”, kujtoi ajo fjalët e nënës, duke mbyllur një rrëfim që flet për mungesë, sakrificë dhe zgjedhje që nuk ishin gjithmonë të lira.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shperthim i fuqishem ne lezhe disa biznese dhe makina te demtuara 69d2d57932ad3
Lajmi i mëparshëm

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe makina të dëmtuara

thaci pdsh nuk do ti mbeshtese protestat studentore permend shqiperine bdi ne dhe ambasadorin e shqiperise video 69d2de6c7ed03
Lajmi i radhës

Thaçi: PDSH nuk do ti mbështesë protestat studentore, përmend Shqipërinë, BDI-në dhe Ambasadorin e Shqipërisë (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë