Argjira Spanca ka reaguar ndaj interesit të ndjekësve të saj lidhur me një rikthim të mundshëm në ekran.
Moderatorja, e cila është shkëputur nga televizioni prej disa muajsh, ka bërë të ditur se për momentin nuk ka plane konkrete për t’u rikthyer, duke theksuar se “nuk ka diçka që i pëlqen apo intrigon” për një projekt të mundshëm.
Duke iu përgjigjur një ndjekësi, Spanca u shpreh përmes një postimi në Instastory se po e shijon maksimalisht këtë periudhë jashtë ekranit, duke shtuar se privatësia ka qenë një nga gjërat që i kishte munguar më shumë por se dashuria për ekranin mbetet.
“Për t’ju thënë të drejtën, po më shijon shumë kjo fazë e jetës jashtë ekranit. Privatësia më ka munguar, por dashuria për punën në ekran është ende aty. Jam në një fazë që po mundohem ta kuptoj çfarë dua vërtet dhe, nëse do të kthehem, do të jetë vetëm për diçka që më përfaqëson plotësisht. Për momentin nuk ka diçka që më pëlqen ose më intrigon…Deri atëherë, kam prioritete të tjera! Po më pëlqen shumë bota e biznesit dhe po bëj më të mirën për gjërat që më bëjnë të ndihem e lumtur dhe e përmbushur.”, theksoi ajo.
Moderatorja ka hedhur më herët poshtë edhe spekulimet se është në pritje të ëmbël. Ajo sqaroi se dëshira e saj dhe e partnerit, balerinit Graciano Tagani, për t’u bërë prindër është e madhe, por kjo është një gjë që nuk varet gjithmonë nga vullneti i tyre.
Burimi: botasot.info


