kur do ta vizitojme ishullin tuaj publikimi i mesazheve me epstein reagon musk 697dd4c8d3f80

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk

January 31, 2026
1 minut lexim

Elon Musk ka reaguar pas publikimit të një email-i të vitit 2013 drejtuar Jeffrey Epstein, duke deklaruar se kontaktet e tij me financuesin e ndjerë kanë qenë minimale dhe se ai i ka refuzuar vazhdimisht ftesat për ta vizituar.



Në një reagim në platformën X, Musk tha se ishte “shumë i vetëdijshëm” se disa email-e mund të keqinterpretoheshin dhe të përdoreshin për të dëmtuar reputacionin e tij.

“Askush nuk ka shtyrë më shumë se unë për publikimin e dosjeve të Epstein dhe jam i lumtur që kjo më në fund ndodhi”, shkroi ai.

Miliarderi theksoi se kishte refuzuar ftesat për të vizituar ishujt privatë të Epstein në SHBA apo për të udhëtuar me avionin e tij, të njohur si “Lolita Express”. Sipas Musk, interesi i tij kryesor mbetet ndjekja penale e personave që kanë kryer krime të rënda në lidhje me Epstein.

Megjithatë, dokumentet e publikuara tregojnë se më 13 dhjetor 2013, Musk i kishte dërguar një email Epsteinit, duke e informuar se do të ndodhej në Ishujt Britanikë dhe në Shën Barthélemy gjatë festave dhe duke e pyetur nëse kishte një kohë të përshtatshme për ta vizituar. Epstein iu përgjigj se fillimi i vitit të ri do të ishte i përshtatshëm, duke shtuar se “gjithmonë ka vend për ty”.

Nga korrespondenca nuk rezulton qartë nëse Musk ka vizituar ndonjëherë ishujt e Epstein. Megjithatë, emailet zbulojnë një nivel komunikimi mes tyre që nuk ishte bërë publik më parë, në kontrast me përpjekjet e mëvonshme të Musk për t’u distancuar nga Epstein.

Në të kaluarën, gjatë përplasjes së tij me presidentin Donald Trump, Musk kishte sugjeruar se publikimi i dosjeve të Epstein po vonohej për shkak se emra të rëndësishëm përfshiheshin në to. Kjo përplasje shënoi edhe një prishje të marrëdhënieve mes tij dhe Trump, me të cilin kishte bashkëpunuar më herët.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohen dy shtetas te turqise me rent a car transportonin ilegalisht emigrante ne maqedonine e veriut 697dd46463b2f
Lajmi i mëparshëm

Arrestohen dy shtetas të Turqisë, me “rent a car” transportonin ilegalisht emigrantë në Maqedoninë e Veriut

nikolloski be reagoje shpejte ndaj bllokades se transportuesve problemi do te zgjidhet 697ddabb685a2
Lajmi i radhës

Nikolloski: BE reagojë shpejtë ndaj bllokadës së transportuesve, problemi do të zgjidhet

Të fundit nga

Julian Alvarez, jo shumë i lumtur në Madrid

A dëshiron Julián Alvarez të ndryshojë ambient? Kjo është një pyetje që bëhet gjithnjë e më shpesh muajt e fundit, pasi disa klube janë interesuar për të. Në veçanti Barcelona, e cila
ShkoLartë