kur do mblidhet keshilli i mandateve per te shqyrtuar kerkesen e spak per ballukun 69419f12c2795

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

December 16, 2025
1 minut lexim

Këtë të premte, datë 19 dhjetor 2025, mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për t’i hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Balluku.



Sipas SPAK, Balluku është marrë në cilësinë e të pandehurit, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal. Akuza lidhet konkretisht me procedurën e prokurimit për objektin “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, një nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme të viteve të fundit.

Po ashtu, SPAK bën me dije se Balluku ka marrë edhe cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale në shtatë procedura të tjera prokurimi publik. Këto procedura lidhen me projekte madhore infrastrukturore në Tiranë, përfshirë punimet në aksin “Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri”, ndërtimin e disa segmenteve rrugore dhe urave mbi lumin Tirana, si dhe ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës në lotet 4, 5, 6 dhe 7.

Kërkesa e SPAK ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për vijimin e procedimit ligjor ndaj zyrtares së lartë, në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe ligjore për deputetët dhe anëtarët e qeverisë. Tashmë pritet që Kuvendi të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë për dhënien ose jo të autorizimit.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump i paditi per shpifje dhe i kerkon 10 miliarde dollare bbc do te mbrohemi 69419c0522983
Lajmi i mëparshëm

Trump i paditi për shpifje dhe i kërkon 10 miliardë dollarë, BBC: Do të mbrohemi

lukashenko maduro eshte i mirepritur ne bjellorusi 6941a05cdf8ae
Lajmi i radhës

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

Të fundit nga

Grupi Wagner endet nëpër Ballkan

Grupi mercenar Wagner, një forcë paraushtarake e kontrolluar nga shteti rus, i është kthyer vëmendjes publike botërore. Ka vite që kjo çështje ka qarkulluar nëpër analiza mediatike dhe raporte shtetesh, ku shpeshherë
ShkoLartë