kupina prishtina e se nesermes fillon me lidhjen e prishtines kemi listen me te mire per kuvend komunal 68c9382e979e2

Kupina: Prishtina e së nesërmes fillon me Lidhjen e Prishtinës, kemi listën më të mirë për Kuvend Komunal

September 16, 2025
1 minut lexim

Inciativa Lidhja e Prishtinës dje ka bërë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, ku bartës i listës është Fehmi Kupina.

Ai ka thënë se Prishtina e së nesërmes fillon me Lidhjen e Prishtinës.

Kupina ka shtuar se kjo iniciative e ka listën më të mirë për Kuvend Komunal të Prishtinës.

“Mbrëmë e pamë qartë: kur qytetarët bashkohen, asgjë nuk është e paarritshme. Mbrëmë filluam të ndërtojmë bashkë një Prishtinë që të gjithë e duam. Një rrugëtim që shkon përtej fushatës, një rrugëtim që frymon shpresë për Prishtinën.

Një nismë e madhe e një lëvizjeje qytetare që nuk ndalet. Në këtë mbrëmje madhështore hapëm zyrtarisht fushatën e Lidhjes së Prishtinës. Në një atmosferë të jashtëzakonshme me qytetarë të çdo moshe, familje, të rinj e të moshuar, të gjithë bashkë për një Prishtinë që e duam dhe që e meritojmë. Me ofertën më të mirë programore dhe listën më të mirë për Kuvend Komunal të Prishtinës, fitorja jonë është e sigurt.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hetuesit e okb se pretendojne se izraeli ka kryer gjenocid ne gaza 68c9374384c0a
Lajmi i mëparshëm

Hetuesit e OKB-së pretendojnë se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

vlen mbyllem mbeturinat e bdi se me 19 tetor do ti shkaterrojme edhe fosilet e saj 68c93d7e29dcb
Lajmi i radhës

VLEN: Mbyllëm mbeturinat e BDI-së, më 19 tetor do t’i shkatërrojmë edhe fosilet e saj!

Të fundit nga

ShkoLartë