kunder luftes ne gaza ish kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve per paqe 68939a5303f25

Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe

August 6, 2025
1 minut lexim

Kritikat ndaj qeverisë së Izraelit janë shtuar paralelisht me zërat se kabineti i Benjamin Netanyahu po përgatitet për një pushtim të plotë të Gazës.



Më i fundit ka qenë ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, i cili u bëri thirrje izraelitëve të dalin në rrugë për të kundërshtuar vendimet e qeverisë.

“Mos e ndëshkoni shtetin e Izraelit dhe mos e ndëshkoni popullin e Izraelit. Nëse doni të ndëshkoni qeverinë e Izraelit, kjo është në rregull. Mendoj se ka ardhur koha që izraelitët të tregojnë kundërshtimin e tyre, që do të thotë të dalin në rrugë. Unë bashkohem plotësisht me atë që tha ish-kryeministri Barak, me mosbindje civile. mendoj se kjo është koha që ne, izraelitët, do të marrim përgjegjësinë për të marrë masa që janë të pazakonta.”

Olmert i bëri deklaratat në një intervistë për Sky Neës, teksa Netanyahu ka lënë të kuptohet se mund të ketë zgjerim të operacioneve ushtarake në Gaza, edhe pse ish shefat e ushtrisë dhe inteligjencës izraelite kanë bërë thirrje për fundin e luftës. Mes tyre ishte edhe ish kryeministri tjetër izraelit Ehud Barak.

Ndërkohë situata në Gaza vijon të mbetet e rëndë. Të paktën 20 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi katër kamionë të ndihmave në Gazën qendrore u përmbysën mbi turmën, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi.

Ndërkohë edhe pse hyrja e ndihmave në enklave vazhdon, grupet e ndihmës dhe palestinezët kanë thënë se ato nuk janë mjaftueshëm. Numri i kamionëve që hyjnë në Gaza shumë rrallë i kalon 100 në ditë, ndërkohë që sipas OKB, të paktën 500-600 kamionë në ditë duhet të hyjnë në enklavë për të mbuluar nevojat bazike të popullsisë që prej muajsh përballet me mungesë ushqimi.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasada e shba pret deputetet e rinj presim te punojme me te gjithe 68939926dae97
Lajmi i mëparshëm

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

lsdm dimitrieska kocoska e shnderroi ministrine e financave ne seli te obrm pdukm se 68939aca4e4cf
Lajmi i radhës

LSDM: Dimitrieska-Koçoska e shndërroi Ministrinë e Financave në seli të OBRM-PDUKM-së

Të fundit nga

ShkoLartë