kumanove marsh protestues ne mbeshtetje te palestines 68a204db7c330

Kumanovë, marsh protestues në mbështetje të Palestinës

August 17, 2025
1 minut lexim

Në qytetin e Kumanovës është organizuar marsh protestues në mbështetje të popullit të Palestinës e në veçanti banorëve të Gazës.
Protestuesit kërkuan që t’i jepet fund luftës dhe të lejohet që ndihma për banorët e Gazës të mos bllokohet.
Siç dihet situata në Gaza është shumë kritike ku shumë njerëz po humbin jetën, tani më, jo vetëm nga sulmet e pamëshirshme izraelite, por edhe nga uria.
Duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli vazhdon me luftën brutale në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 61.900 palestinezë.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prekese tenori i njohur rrefen betejen me tumorin 68a200b41c854
Lajmi i mëparshëm

Prekëse/ Tenori i njohur rrëfen betejën me tumorin

memishi sopi i reagoi bdi se pasi kerkuan shkarkimin e tij 68a209eeef6ee
Lajmi i radhës

Memishi-Sopi i reagoi BDI-së pasi kërkuan shkarkimin e tij

Të fundit nga

ShkoLartë