kumanove hetohet abuzimi seksual dhe shantazhi financiar ndaj nje 16 vjecareje arrestohet nje person 695bcd79d97f4

Kumanovë: Hetohet abuzimi seksual dhe shantazhi financiar ndaj një 16-vjeçareje, arrestohet një person

January 5, 2026
1 minut lexim

Policia e Kumanovës është duke hetuar mbi dyshimet për abuzim seksual dhe cenim me materiale intime të një 16 vjeçares nga një fshat i Komunës së Likovës. Sipas informacioneve të Alsat nga burime brenda policisë, në rrethana jo zyrtare kemi mësuar se një 16 vjeçare është cenuar me muaj të tërë nga disa persona për favore seksuale dhe favore financiare. Personat që po dyshohen janë të moshave të ndryshme. Për këtë rast është arrestuar një person, ndërsa për identifikimin e të tjerëve po punohet akoma.

“Më 2 janar policia e Kumanovës ka arrestuar 31 vjeçarin me iniciale N.A nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës. Dyshimet për arrestimin e tij bazohen në kërcënimet që i njëjti i ka bërë një vajze të mitur se derisa nuk i jep para, do t’i publikon fotografi eksplicite”, thonë nga MPB.

Në dyshime janë përfshirë të paktën 17 persona. Denoncimi sipas informacioneve jo zyrtare është bërë nga i babai i së miturës me inicialet S.J banues në një fshat të Komunës së Likovës. Sipas denoncimit të bërë, version për të cilin akoma është duke punuar policia, keqpërdorimi i së miturës dhe kushtëzimi i saj për interesa financiare është bërë që nga muaji qershor i vitit kaluar. Sipas Kodit Penal për veprat penale cenim apo kushtëzim me para ose favore seksuale parashikohet burg deri në 10 vjet. Dënim edhe më i madh parashikohet kur vepra kryhet nga një grup i personave./Alsat

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keshilli i qytetit te shkupit debat mbi ndotjen e ajrit 695bccdc0f1ff
Lajmi i mëparshëm

Këshilli i Qytetit të Shkupit, debat mbi ndotjen e ajrit

femijet e blerim bexhetit hapin kompani ndertimi evropa e lire zbulon detaje 695bce3306318
Lajmi i radhës

Fëmijët e Blerim Bexhetit hapin kompani ndërtimi, Evropa e Lirë zbulon detaje

Të fundit nga

Horoskopi i datës 7 janar 2026

DASHI Kjo është koha e duhur për të marrë përsipër një projekt që e keni lënë në pritje ose për të sqaruar një pozicion për të cilin ndiheni të pasigurt për njëfarë
ShkoLartë