kulturat bujqesore nen stresin e nxehtesise pritet qe reshjet e shiut ta permiresojne situaten 6890e69c65e80

Kulturat bujqësore nën stresin e nxehtësisë, pritet që reshjet e shiut ta përmirësojnë situatën

August 4, 2025
1 minut lexim

Shkup, 4 gusht – Vala e nxehtësisë e cila e kaploi vendin pritet ta përmirësojë situatën në bujqësi. Për shkak të temperaturave të larta të cilat javën e kaluar tejkalonin 40 gradë, të gjitha kulturat janë rrezikuar dhe janë në fazën e stresit të nxehtësisë, thonë agrometeorologët. Koha e nxehtë, sqarojnë, shkaktoi avullim të rritur të ujit dhe të tokës, por edhe nga bimët. 

“Me zvogëlimin e rezervave të ujit në tokë, paraqitet thatësira. Këtë e tregon edhe llogaritja e indeksit të standardizuar të thatësirës me të cilin vlerësohet thatësira meteorologjike, dhe vlerat e llogaritura tregojnë një tendencë nga thatësira mesatare në të rëndë deri në ekstreme. Të gjitha kulturat janë në rrezik, pranverore, të llogoreve, industriale, kopshtare, frutore, hardhia e rrushit, veçanërisht ato ku nuk ka kushte të mjaftueshme ujitjeje. Në rrezik janë edhe kulturat shumëvjeçare, në të cilat rezervat e ujit në shtresat më të thella janë vazhdimisht në rënie”, tregojnë agrometeorologët nga DPHM.

Sipas tyre, kjo periudhë është kritike veçanërisht për disa lloje të rrushit të cilat janë në fillim të pjekjes. 

“Shumica e kulturave, siç janë pemët, janë në fazën e vjeljes. Disa lloje rrushi, megjithatë, janë në fenofazën e fillimit të pjekjes – pjekjen e kokrrave. Gjatë pjekjes, ndodhin ndryshime shumë të rëndësishme morfologjike dhe fiziologjike në kokrrat. Në këtë fazë, rritja e kokrrave vazhdon, kështu që nëse nuk ka lagështi të mjaftueshme, ato mbeten të vogla. Prandaj, gjatë kësaj periudhe, është e rëndësishme që rrushi të furnizohet me një sasi të mjaftueshme uji. Destabilizimi i motit që pritet në fillim të kësaj jave dhe reshjet e paralajmëruara do të përmirësojnë situatën e lagështisë në tokë. Prodhuesit bujqësorë mund të vazhdojnë me aktivitetet e tyre dhe kujdesin për kulturat e tyre, si dhe duke kryer punë në terren, ujitje, kontroll të barërave të këqija, mbrojtje të bimëve nga shfaqja dhe zhvillimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve, monitorim të rregullt të kulturave dhe masa të tjera agroteknike”, thonë agrometeorologët nga DPHM.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

subvencione per kondicionere inverter nga 1 000 denare ne muaj per energji elektrike per konsumatoret 6890e176e8cd8
Lajmi i mëparshëm

Subvencione për kondicionerë inverter, nga 1.000 denarë në muaj për energji elektrike për konsumatorët

politico artikull per edi rame ambicia per shqiperine pa para ne dore deri ne 2030 en 6890effa43a51
Lajmi i radhës

“Politico” artikull për Edi Ramë: Ambicia për Shqipërinë pa para në dorë deri në 2030-ën

Të fundit nga

ShkoLartë