kultivonin kanabis ne pyll arrestohet 22 vjecari ne skarapar bashkepunetori arratiset i armatosur 6ab6441208178

Kultivonin kanabis në pyll, arrestohet 22-vjeçari në Skarapar, bashkëpunëtori arratiset i armatosur

September 25, 2026
1 minut lexim

Një 22-vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi dyshohet se kishte kultivuar 31 bimë kanabisi në një zonë pyjore të fshatit Dobrenjë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Dobrenjë”, policia ka identifikuar edhe bashkëpunëtorin e tij, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes në zonën pyjore u kap në flagrancë shtetasi T. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rromas. Në territor u gjetën 31 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan.

Njoftimi:

Skrapar/Finalizohet operacioni anticannabis, i koduar “Dobrenjë”.

Kishte kultivuar në pyll, dhjetëra bimë narkotike, kapet në flagrancë në vendngjarje, 22-vjeçari.

Punohet intensivisht për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, i cili ruante bimët, i armatosur.

Sapo konstatoi shërbimet, ai hodhi armën e zjarrit (kallashnikov) dhe u largua në zonën e pyllëzuar.

Asgjësohen bimët narkotike dhe sekuestrohet arma e zjarrit.

Si rezultat i një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në koordinim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e përfshirjes së 2 shtetasve në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, u finalizua operacioni i koduar “Dobrenjë”.

Në kuadër të operacionit, është ndërhyrë në sipërfaqen pyjore të fshatit Dobrenjë, Skrapar, ku dyshohej se 2 shtetasit kishin kultivuar bimë narkotike.

Nga kontrolli në këtë territor janë gjetur të kultivuara 31 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, dhe në afërsi të tyre është kapur shtetasi T. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rromas, i cili është arrestuar në flagrancë.

Në vijim të veprimeve procedurale është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i shtetasit T. H., shtetasi Q. M., 22 vjeç, banues në fshatin Dobrenjë. Ky shtetas sapo ka konstatuar praninë e shërbimeve, ka hedhur në tokë, 1 armë zjarri (kallashnikov) dhe është larguar me vrap, në zonën e pyllëzuar. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga 38 mije ne 123 mije euro prokuroria kerkon paraburgimin e tre te dyshuarve per fajde 6ab6439442f50
Lajmi i mëparshëm

Nga 38 mijë në 123 mijë euro/ Prokuroria kërkon paraburgimin e tre të dyshuarve për fajde

terapi dhe rehabilitim robotet testohen per te ndihmuar te moshuarit ne paris 6ab64489aba65
Lajmi i radhës

Terapi dhe rehabilitim, robotët testohen për të ndihmuar të moshuarit në Paris

Të fundit nga

ShkoLartë