kultivoi kanabis pranga 55 vjecarit ne kute te mallakastres procedohet kryeplaku i fshatit 68627708abad9

Kultivoi kanabis, pranga 55-vjeçarit në Kutë të Mallakastrës. Procedohet kryeplaku i fshatit

June 30, 2025
1 minut lexim

Mallakastër/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Kishte kultivuar bimë narkotike buzë lumit Vjosa, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.

Procedohet për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Kutë, ku u gjetën bimët.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Artur Zeka 55 vjeç, banues në fshatin Kutë, pasi u kap në flagrancë buzë lumit Vjosa, zonë ku dyshohet se kishte kultivuar 30 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Më tej, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatin Kutë, shtetasin G. Z., 35 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 6140
Lajmi i mëparshëm

Mendi Qyra shpall kandidaturën si i pavarur për kryetar të Strugës

milani ben oferten zyrtare per mesfushorin shqiptar klubi i tij e refuzon dhe mund te veproje si tre vjet me pare 6862777fa4d97
Lajmi i radhës

Milani bën ofertën zyrtare për mesfushorin shqiptar, klubi i tij e refuzon dhe mund të veprojë si tre vjet më parë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë